Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në ndeshjen e djeshme në Ohër kundër Metalurgut të Shkupit.
Në ndeshjen e parë miqësore, po midis këtyre dy skuadrave (me 15 qershor), Flamurtari fitoi 1-0 me golin e Gerhard Prognit.
Miqësorja e radhës është ajo kundër ekipit shqiptar, Shkëndija e Tetovës, e që merr pjesë në Ligën e Europës.
Vlonjatët do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.
Kundërshtari do të njihet pas hedhjes së shortit, më 25 qershor, në Nion të Zvicrës.
Sezonin e kaluar, Flamurtari eliminoi malazezët e Buducnostit të Podgoricës, por u ndal në turin e dytë nga çekët e Jablonecit.





#1 Arbeni25/06/2012 11:53 Pergjigjuni
Skopje eshte Shkup ne gjuhen shqipe! Eshte hera e dyte qe ju shkruaj per kete! A thua kaq injorante jeni!