HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Kristiano Ronaldo fiton 92 mijë euro në ditë

Sipas revistës “Forbes”, ai fiton në vit rreth 33.6 milionë euro, ose 92 mijë euro në ditë.

  • 0 komente
Kristiano Ronaldo u shndërrua në harkun e pak ditëve nga i kritikuari më i madh, në heroin e madh.

Pas paraqitjeve të tij të shëmtuara në dy ndeshjet e para, kundër Gjermanisë dhe Danimarkës, ku u konsiderua si “flopi” i Europianit, Ronaldo me dy golat e tij kundër Holandës dhe golin në fitoren 1-0 kundër Çekisë u vlerësua nga mediat ndërkombëtare si lojtari më i mirë në botë.


Kapiteni 27-vjeçar i Portugalisë ka goditur dhe katër herë shtyllën në dy ndeshjet e fundit.

Lojtari më i shtrenjtë në botë është dhe një makinë parash.

Sipas revistës “Forbes”, ai fiton në vit rreth 33.6 milionë euro, ose 92 mijë euro në ditë.

Dhe kjo nuk vjen kryesisht nga rrogat e tij te Reali i Madridit, por nga marrëveshjet me firmat e mëdha botërore si “Nike”, “Suzuki”, “Fuji” apo “Armani”. Reali e bleu për shumën rekord prej 94 milionë euro nga Mançesteri, pro gjiganti spanjoll shet në vit rreth 1.5 milionë bluza me numër 7 të Ronaldos.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.