HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Super-Gjermania debon Greqine

Ekipi i Johakim Levit fiton 4-2 me helenet dhe shkon ne gjysmefinale

  • 0 komente
Gjermania u bë çerekfinalistja e dytë në Euro 2012, pas fitores komode 4-2 ndaj Greqisë. Djemtë e Johakim Lëvit ruajtën rekordin perfekt në Europian, duke arritur fitoren e katër në po aq ndeshje dhe e çuar në 15 ndeshje të fituara rresht, një rekord i ri i “Mannschaft”-it. 


Gjermanët ushtruan një presion të jashtëzakonshëm në pjesën e parë, kundër një Greqie të rreshtuar me shtatë mbrojtës. Pas rasteve të humbura me Khedirën, Rojsin, dhe një goli të anuluar të Klozes, ishte kapiteni Filip Lahm, ai që realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 39-të, më një të djathtë të fuqishme e që përfundoi në trekëndëshin e djathtë të portës greke të mbrojtur nga Sifakis. 

Në fillim të pjesës së dytë, grekët e kapën në befasi mbrojtjen gjermane, duke shënuar edhe golin e barazimit në minutën e 55-të, kur Samaras shfrytëzoi një krosim të Salpingidhisit. Vetëm gjashtë minuta zgjati gëzimi i helenëve, pasi mesfushori i Realit të Madridit, Sami Khediara, realizoi një supergol me një goditje të fuqishme në të 61’, pas një krosimi të bukur të Boatengut. 


Miroslav Kloze, i preferuar në këtë takim para Mario Gomezhit, i çoi shifrat në 3-1 me një gol me kokë në minutën e 68-të, pas asistit të Mesut Ozilit nga goditja e lirë. Goli i tij i 64-t me Kombëtaren gjermane, vetëm tre më pak se rekordmeni absolut, legjenda Gerd Myler. Sa për kuriozitet, të dy këta te fundit, golin e parë të tyre e kanë shënuar kundër Shqipërisë: Myler në vitin 1967, Kloze në vitin 1998. 


Gjermania vazhdoi kontrollin e plotë të ndeshjes, duek realizuar edhe golin e katërt me anë të Rojsit, me një goditi të fuqishme, për ta çuar kancelaren Merkel në ekstazë në tribunën e stadiumit të Gdanskut. 

Në të 80’, ishte radha e Ozilit në kërkim të golit të tij të parë në Euro 2012, por gjuajtja e fantazistit të Realit dhe Gjermanisë u bllokua nga Sifakis. Gjithsesi, grekët u ngushëlluan me një gol të shënuar me penallti nga Salpingidhis (89’) përpara se t’i jepnin lamtumirën e Europianit. Gjermania do të luajë në finale me fituesen e çiftit Angli-Itali, takim që do të luhet ditën e diel.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.