HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Ilir Shulku: Nje Europian taktik, ku fitojnë strategët

Shefi i Garave në FSHF: “Në gjysmëfinale shoh Portugalinë, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë”

  • 0 komente
Dash FRASHËRI (Gazeta Telegraf")- Kampionati përcaktoi dje gjysmëfinalisten e parë të Euro 2012, Portugaline, ndërkohë që sot do të zgjidhet enigma e çiftit Gjermani-Greqi (20:45), për të vazhduar më pas me Spanjë-Francë (23 qershor) dhe Angli-Itali (24 qershor). Gazeta bisedoi me Ilir Shulkun, shefin e Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me atë që ka ofruar Europiani deri tani, përfshirë fazën e grupeve. “Pa asnjë diskutim që, ky Europian është shumë taktik, - tha Shulku për gazetën “Telegraf”. - Ekipet që, kanë elementë cilësorë po bëjnë diferencën, të gërshetuar këto me rreshtime taktike në funksionon të kundërshtarëve”. Ilir Shulku, i cili ka qenë një mbrojtës i dalluar i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare (40 ndeshje, 1 gol), duke fituar titullin kampion në sezonin 1992-1993 si dhe Kupën e Shqipërisë, po atë edicion, mendon se në finale mund të jenë Spanjë-Itali apo Spanjë-Gjermani. 


Zoti Shulku, Euro 2012 hyri në fazën më interesante të tij, pra në ballafaqimet me eliminim direkt. Duke i bërë një bilanc ndeshjeve ne grupe, çfarë sollën ato?


Duke i parë të 16 skuadrat dhe 24 ndeshjet në fazën e grupeve, unë gjykoj se, Spanja dhe Gjermania, por dhe Italia apo Anglia, ishin në ato nivele që pritej prej tyre. Dua të veçoj përformancën e Gjermanisë, si i vetmi ekip që i fitoi të tria ndeshjet, dhe pa dyshim Spanjën, kampione në fuqi, që ishte dhe ekipi që realizoi më shumë gola, 6. 

Shulku, ky kampionat është më shumë taktik, apo ka ofruar më shumë shou?
Pa asnjë diskutim që, ky Europian është shumë taktik. Ekipet që kanë elementë që dinë të bëjnë diferencën, dhe kur këto elementët bashkohen me lojën e skuadrës, atëherë taktika dhe lojërat indivuale e bëjnë atë më të bukur.


Edhe pse grupi B, ai i Gjermanisë, Holandës, Portugalisë dhe Danimarkës, u quaj “Grupi i vdekjes’, ai që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave, ishte ai C, pra me Spanjën, Italinë, Kroacinë dhe Irlandën, kjo dhe për shkak të situatës në të cilën ndodheshin të tria skuadrat dhe për zhurmën e krijuar për një barazim të mundshëm 2-2. Si e patë paraqitjen e Italisë?

Përshtypje pozitive më ka bërë edhe paraqitja e Italisë, pasi në prag të Europianit, futbolli i tyre kaloi një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me një hetim të gjerë për fiksim rezultatesh, pra ndodhej në të njëjtën situatë që përjetoi edhe para Botërorit 2006, ku ajo u shpall Kampione e Botë në Gjermani. Italia tregoi se është një ekip, që në kompeticione të mëdha di ta tregojë vetën. 

A mund ta shohim Italinë, kampione të Europës, kur titullin e saj të vetëm ajo e ka fituat në vitin 1968 dhe ka humbur finalen e vitit 1998 ndaj Francës?

Në futboll, me nivelin e përafërt që kanë skuadrat në këtë fazë, është e vështirë ta parashikosh fituesin. Nuk duhet të harrojmë faktin se nuk humbi asnjë nga tri ndeshjet e para. Gjithsesi, kurba e saj është në rritje. Italia duhet të kalojë së pari Anglinë, me të cilën do të ndeshet në çerekfinale, një ndeshje të cilën e parashikoj të fortë. Nuk e shoh aspak të habitshme që, Italia të fitojë me Anglinë dhe të dalë në gjysmëfinale. 

Zoti Shulku, fakti që Anglia është drejtuar në katër vitet e fundit nga një trajner italian, Fabio Kapelo, sa mund të ketë ndikuar në “italianizimin” e stilit të saj të lojës?


Jo, nuk mendoj. Angli, në të tria ndeshjet e saj nuk u shfaq aspak në stil italian. Është një Angli, më kompakte në lojë, të aftë të sulmojë fort dhe të mbrojë mirë. Ka treguar nivel loje të mirë dhe një ekip që di të ktheje rezultate, sidomos në ndeshjen kyçe me Suedinë. Anglia tregoi se, në momente kritike di të japë më të mirën e saj dhe të marrë rezultat. Është një ndeshje mjaft e fortë, por unë besoj se favorite për të kaluar është Italia. 

Ndeshja e dytë çerekfinale është ajo midis Gjermanisë dhe Greqisë, dy ish-kampione të Europës. A mund të shkaktojë suprizën e radhës Greqisë dhe të përsërisë shoun e tetë viteve më parë, në Euro 2004?

Nuk mendoj se, Greqia e ka atë forcë. Surprizën e saj Greqia e bëri, duke nxjerrë jashtë loje një gjigant si Rusia. Me një Gjermani, që ka bërë paraqitje shumë të mira, Greqia besoj se do të luajë me kundërsulm. E shoh një ndeshje interesante, por me Gjermaninë që kalon në gjysmëfinale, atje ku do të luajë me fituesin e çiftit Angli-Itali. Gjermania ka lojtarë të cilësisë së lartë dhe unë e mendoj fituese atë.
Spanja, kampione në fuqi e Europianit do të përballet me Francën, dy herë fituese e kompeticionit?

Spanjë-Francë, mendoj se është një ndeshje e një niveli të një stili të përbashkët. Në ndeshjen me Suedinë, Franca na zhgënjeu, në raport me paraqitjet e mira të dy ndeshjeve të para. Personalisht, shoh Spanjën të kualifikuar. Spanja mund të vendosë një rekord historik, nëse ajo do të fitojë Europianin, si i pari ekip që fiton tri kompeticione të mëdha rresht, pasi ka fituar Euro 2008 dhe Botërorin 2010. E ka brezin e lojtarëve për ta bërë këtë. Spanja është një miks midis Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe dhuron gjithmonë spektakël. 


Gërshetim i futbollit modern me atë total

Ilir Shulku ka qenë një mbrojtës i dalluar i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare (40 ndeshje, 1 gol), duke fituar titullin kampion në sezonin 1992-1993 si dhe Kupën e Shqipërisë, po atë edicion. Në lidhje me atë që ka parë tek ekipet, pikërisht në repartin e mbrojtjes, Shulku tha: “Sot, futbolli ka evoluar shumë dhe nuk mund të flasim për reparte statike, apo lojtarë statikë. Unë do të gjykoja veprimet mbrojtëse që bën një skuadër. Në këto finale, kemi parë sulmues që vijnë në ndihmë të mbrojtjes, dhe një ndër më tipikët është dhe Kristiano Ronaldo. E kemi parë shpesh që përfshihet në veprimet mbrojtëse të skuadrës. Me këtë dua të them se, në futbollin modern nuk është vetëm reparti i mbrojtjes që kryen veprime të tilla, por e gjithë skuadra”. 

Holanda dhe Greqia, dy surprizat e Europianit

Çdo edicion ka surprizat e tij në fazën e grupeve. Por a ka pasur deri tani të tilla në Euro 2012? Shulku: “Për mua, surprizë mbetet kualifikimi i Greqisë, pasi askush nuk e kishte menduar se do të kalonte në turin çerekfinal, si dhe largimin i Holandës, pas asnjë fitore. Holandezët, edhe pse janë nënkampionë të botës në fuqi, dhe për momentin renditen në vendin e 4-të në FIFA, pas Spanjës, Uruguait dhe Gjermanisë, më duket se u penalizuan më shumë nga problemet e brendshme”. 





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.