HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Kristiano Ronaldo con Portugaline ne E-4

Portugezët fituan 1-0 me Çekinë dhe u bënë skuadra e parë gjysmëfinaliste. Pret çiftin Spanjë-Francë

  • 0 komente
Kristiano Ronaldo realizoi një gol të mrekullueshëm në fitoren 1-0 ndaj Çekisë, duke i dhuruar Portugalisë së tij një biletë për në gjysmëfinalet e Euro 2012. 

Një paraqitje madhështore e kapitenit portugez, që dëshmoi se është ai lojtari më i mirë i turneut, duke goditur edhe dy herë shtyllën. Portugalia u bë gjysmëfinalistja e parë e kampionatit, dhe është në pritje të fituesit të çifti Spanjë-Francë. Kristiano Ronaldo mori edhe kryesimin e golashënuesve, me 3 gola po aq sa Mario Gomezh, Alan Dzakoeviç dhe Mario Mandzhukiç. Kapiteni i Portugalisë u votua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa në celuloid u fiksua festimi i tij i veçantë, drejtuar të birit të tij që sapo ka mbushur dy vjeç. Një Portugali, që iu fal edhe një herë tjetër gjenisë së Kristiano Ronaldos, ashtu si Reali i Madridit, kur fitoi kampionatin spanjoll. 69 gola në këtë sezon për Kristianon!
PJESA E PARË

Një shtyllë e Kristiano Ronaldos (e treta e tij në dy ndeshjet e fundit) në minutën e 45-të ishte dhe momenti kulmor i pjesës së parë. Një interpretim madhështor i kapitenit të Portugalisë, me një marrje me gjoks të topit falë teknikës së lartë që zotëron dhe më pas një goditje diagonale drejt portës çeke, por shtylla e majtë pingule nuk e lejoi sulmuesin e Realit të Madridit të shënonte golin e tij të tretë në kampionat. Pjesa e parë ofroi një ndeshje me dy tablo: çekët ishin më impulsivë në njëzet minutat e para, ndërsa portugezët më kërkues në pjesën e mbetur. Dy skuadrat më shumë u panë të mbroheshin, nga frika se mos pësonin gol, pa krijuar emocione të mëdha në fushë. Në pjesën e parë dhe një zëvendësim i detyruar i Helder Posigës, pasi portugezi pësoi një dëmtim muskulor në minutën e 40-të, pas një tëheqjeje në ecje e sipër. Momenti më i rrezikshëm në portë e Portugalisë, u regjistrua në minutën e 18-të: Darida hodhi një top brenda zonës së rreptësisë, topi mbërriti te Jiraçak, që tentoi një kundërkros, por që u shmang në goditje këndi. Portugalia protestoi për një penallti në minutën e 44-t, për një mbajtje të Nanit në zonën e rreptësisë, ndërkohë që Ronaldo lëshoi disa goditje drejt portës kundërshtare, kur në të 33’ realizoi një roveshatë, por fatkeqësisht pa mundur të gjejë kuadratin, ashtu siç goditi në të 25’, por i zënë në pozicion jashtë loje.



PJESA E DYTË
Të dy trajnerët nuk kryen asnjë zëvendësim, teksa rastin e parë për gol e ka pikërisht Hugo Almeida, që hyri në vend të Postigës së dëmtuar. Raul Meirelsh kroesoi, por koka e sulmuesit portugez nuk e gjeti kuadratin. Një tjetër mrekulli i Ronaldos, që goditi sërish shtyllën e majtë të portës së mbrojtur Çeh, kësaj radhe nga një goditje e lirë. Shtylla e dytë në këtë takim, dhe e katërta përfshirë dhe dy kundër Holandës. Portugalia e rriti në vazhdimësi presionin ndaj Çekisë, dhe pas një goli të anuluar, do të vinte ai i vërteti. Protagonisti absolut: Kristiano Ronaldo. Pas dy shtyllave, lojtari më i shtrenjtë në botë, vlerat e të cilit shkon në 90 milionë euro, konvertoi në gol në minutën e 79-të një krosim nga a djathta, duke goditur saktësisht me kokë: topi pas preku tokën, devijoi drejt rrjetës, duke e bërë të pavlefshme përpjekjen e Petr Çehut, portierit që i dha Çelsit të tij, Ligën e Kampioneve. Ky ishte goli i tretë i Ronaldos në Europain për të, duke u barazuar kështu me Mario Gomezhin e Gjermanisë (ende në garë), Alan Dzagoevin e Rusisë dhe Mario Mandzukuçin e Kroacisë (me këta dy të fundit që e kanë mbyllyr kompeticionin). Portugalia pati disa raste të tjera, për të shënuar, ndërsa fataliteti i Çekisë u ilustrua me daljen aventureske të portierit të saj, Çehut deri në portën e homologut të tij. 1-0 dhe Portugalia, finaliste e Euro 2004-s u bë kështu gjysmëfinalistja e parë, në pritje të fituesit të çiftit Spanjë-Francë. 




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.