HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

24 lojtarët më të mirë të ndeshjeve në grupe

Vetëm spanjolli Andres Iniesta ka mundur të shpallet dy herë si futbollisti më i vlerësuar i takimit

  • 0 komente
Përfundimet e 24 ndeshjeve në fazën e grupeve - prej të cilave u përzgjodhën dhe tetë ekipet që do të luftojnë për dy vendet në finalen e madhe të Kievit - prodhuan edhe listën e 24 lojtarëve më të mirë të atyre takimeve. Vetëm spanjolli Andres Iniesta ka mundur të shpallet dy herë si futbollisti më i vlerësuar i takimit. Fantazisti i Barcelonës dhe një nga lojtarët më virtuozë në botë, u shpall “lojtari më i mirë” në ndeshjet Spanjë-Itali 1-1 dhe Spanjë-Kroaci 1-0, ku në këtë të fundit dha asistin e golit që i spanjollët në çerekfinale. Në listën “VIP” nuk mungojnë dy nga yjet e futbollit europian dhe atij botëror, Kristiano Ronaldo (Portugali-Holandë) dhe Zlatan Ibrahimoviç (Suedi-Francë), por nëse portugezi do të luftojë të fitojë titullin kampion dhe “Këpucën e artë”, suedezi i dha lamtumirën Europianit, ashtu si dhe Robert Levandovski (Poloni), Alan Dzagoev (Rusi), Mikael Krohn-Dehli (Danimarkë), Mario Mandzukiç (Kroaci) dhe Andrij Shevçenko (Ukrainë). Në përgjithësi, si lojtarë më të mirë nga specialistët, një vlerësim i mbështetur nga sponsori “Carlsberg” (prodhues birre), janë përzgjedhur futbollistët që kanë shënuar golat kyçë të ndeshjeve, apo që kanë ndikuar në ecurinë e tyre. Mesut Ozil nuk shënoi në Gjermani-Portugali 1-0, por ai ishte më i miri i ndeshjes, ashtu si Iniesta në takimin Spanjë-Itali 1-1.




Robert Levandovski (Poloni)
Poloni-Greqi 1-1

Alan Dzagoev (Rusi)
Rusi-Çeki 4-1

Mikael Krohn-Dehli (Danimarkë)
Holandë-Danimarkë 0-1

Mesut Ozil (Gjermani)
Gjermani-Portugali 1-0

Andres Iniesta (Spanjë)
Spanjë-Itali 1-1

Mario Mandzukiç (Kroaci)
Irlandë-Kroaci 1-3

Samir Nasri (Francë)
Francë-Angli 1-1

Andrij Shevçenko (Ukrainë)
Ukrainë-Suedi 2-1

****
Vaklav Pilar (Çeki)
Greqi-Çeki 1-2

Jakup Blazhiskovki (Poloni)
Poloni-Rusi 1-1

Pepe (Portugali)
Danimarkë-Portugali 2-3

Mario Gomezh (Gjermani)
Holandë-Gjermani 1-2

Andrea Pirlo (Itali)
Itali-Kroaci 1-1

Fernando Torres (Spanjë)
Spanjë-Irlandë 4-0

Frenk Riberi (Francë)
Ukrainë-Francë 0-2

Olof Mellberg (Suedi)
Suedi-Angli 2-3

***    

Petër Jiraçek (Çeki)
Çeki-Poloni 1-0

Jorgos Karagunis (Greqi)
Greqi-Rusi 1-0

Lukas Podolski (Gjermani)
Gjermani-Danimarkë 2-1

Kristiano Ronaldo (Portugali)
Portugali-Holandë 2-1

Antonio Kasano (Itali)
Itali-Irlandë 2-0

Andres Iniesta (Spanjë)
Spanjë-Kroaci 1-0

Stivën Xherard (Angli)
Angli-Ukrainë 1-0

Zlatan Ibrahimoviç (Suedi)
Suedi-Francë 2-0

STATISTIKAT

Më shumë gola: 5
Danimarkë-Portugali 2-3
Suedi-Angli 2-3
Rusi-Çeki 4-1

Goditje në portë: 24
Spanjë-Irlandë 4-0

Jashtë kuadratit: 21
Portugali-Holandë 2-1

Më shumë korne: 17
Greqi-Rusi 1-0
Itali-Irlandë 2-0

Më shumë ofsajt: 10
Itali-Irlandë 2-1

Më shumë faulle: 42
Çeki-Poloni 1-0

Më shumë të verdha: 8
Çeki-Poloni 1-0

Më shumë të kuqe: 2
Poloni-Greqi 1-1

Gola në total: 60

Më shumë gola: 3
Mario Gomezh (Gjermani)
Alan Dzagoev (Rusi)
Mario Mandzukiç (Kroaci)

Më shumë asiste: 3
David Silva (Spanjë)
Andrej Arshavin (Rusi)
Stivën Xherad (Angli)

Më shumë goditje: 18
Kristiani Ronaldo (Portugali)

Më shuma gola si ekip: 6
Spanja

Gola të pësuar: 9
Irlanda

Goditje nga këndi: 26
Spanja

Goditje në portë: 46
Spanja




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.