Anglia dhe Franca u bashkuan me Çekinë, Greqinë, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë, në tetë më të mirat e Euro 2012-s. Çiftet çerekfinale ofrojnë përballjet: Çeki-Portugali (21 qershor), Gjermani-Greqi (22), Spanjë-Francë (23) dhe Angli-Itali (24). 24 ndeshjet e fazës së grupeve, prodhuan largimin e dy vendeve organizatore, Polonisë dhe Ukrainës, ashtu siç ndodhi në Euro 2008, me Austrinë dhe Zvicrën, por dhe zhgënjimin e madh të Holandës dhe surprizën e Greqisë. I vetmi ekip që i fitoi të tria ndeshjet ishte Gjermania.
ANGLIA
Ukraina i ushtroi një presion të fortë Anglisë në pjesën e parë, por ishin britanikët ata që shënuan pas vetëm tri minutash lojë në fraksionin e dytë. Kapiteni i Anglisë dhe i Liverpulit, Stivën Xherard dërgoi një krosim të ulët nga krahu i djathtë, të cilin Andrij Pjatov nuk mundi ta ndalë, me sulmuesin e Mançester Junaitid, Uejni Runi, që me kokë nuk gabon në shtyllën e dytë të portës. Runi e festoi me gol ndeshjen e tij të parë në Europian, pas rikthimi të tij nga pezullimi që i mohoi aktivizimin në dy ndeshjet e para. Goli mjaftoi për ta çuar Anglinë në çerekfinale, ndërsa Ukrainën për të qenë spektatore në finalen e Kievit.
FRANCA
Suedia në dy ndeshjet e parë nuk mundi të marrë asnjë pikë, duke humbur 2-1 me Ukrainën dhe 3-2 me Anglinë, por në ndeshjen e “lamtumirës”, suedezët mposhtën 2-0 Francën, duke u larguar me nder, por me “gjelat” e Blankut që u bënë pjesë e çerekfinaleve. Zlatan Ibrahimoviç shënoi golin e tij të dytë në Euro 2012, një gol të mrekullueshëm për nga mënyra e interpretimit - një gjuajë në formë voleji, afër pikë së bardhë, duke mposhtur portierin francez Hugo Loris në minutën e 54-t. Një nga golat më të bukur të Europianit. Sebastian Larson kompletoi triumfin e “vikingëve: me golin e tij në minutë e 91-të. Për Suedinë në pjesën e parë luajti dhe kosovari Emir Bajrami.
TË KUALIFIKUARA
Çekia
Greqia
Gjermania
Portugalia
Spanja
Italia
Anglia
Franca
TË ELIMINUARA
Polonia
Greqia
Danimarka
Holanda
Kroacia
Irlanda
Ukraina
Suedia





#1 Durrsaku20/06/2012 05:06 Pergjigjuni
Po greqia paska kalu ne fillim dhe pastaj qenka eliminuar!? hahahahaha jan eliminu ruset :)