Brunild Pepa do të veshë bluzën e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi lushnjar 21-vjeçar luajti sezonin e kaluar me Teutën, duke shënuar 2 gola në 19 ndeshje.
Pepa do të bashkohet me grupin në Ohër të Maqedonisë, atje ku Flamurtari po kryen fazën përgatitore.
Në miqësorën e parë, Flamurtari fitoi 1-0 me Metalurg Skopje (gol i Prognit).




