HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Gjermania dhe Portugalia ne cerekfinale

Gjermania dhe Portugalia u bashkuan me Çekinë në dhe Greqinë në çerekfinale.  Çeki-Portugali dhe Gjermani-Greqi.

  • 0 komente
Gjermania dhe Portugalia u bashkuan me Çekinë në dhe Greqinë në çerekfinale, pas ndeshjeve të treta në grup, ndërkohë që Danimarka dhe Holanda i dhanë lamtumirën e Europianit, me “tulipanët” që pësuan tri humbje në po aq ndeshje. Ndeshjet e para çerekfinale: Çeki-Portugali dhe Gjermani-Greqi.

DANIMARKË-GJERMANI 1-2
Gjermania rrezikoi qysh në minutën e dytë, pas një kombinacioni midis kapitenit Lahm dhe Mylerit, me këtë të fundit që pati një tjetër rast në të 6’, pas krosimit të Podolskit. Myler ishte protagonisti i dhjetë minutave të para, përpara se Mario Gomezh, autor i tre golave në dy ndeshjet e para, të shpërdoronte një rast në minutën e 12-të. Blerja e re e Arsenalit, Lukas Podolski, shënoi në minutën e 19-të për Gjermaninë, me golin e tij të parë në këto finale. Numri 10 i Gjermanisë transformoi në gol një goditje me të djathtën nga rreth dy metra, pas një iniciative të Mylerit nga e djathta. Për Podolskin ky ishte golin i tij i 44-t me Kombëtaren. Por, pas pesë minutash, Krohn-Dehli, njeriu që mposhti Holandën në ndeshjen hapëse, barazoi rezultatin 1-1. Danezi shfrytëzon një pasim ajror të Bendtnerit, për të mposhtur Manuel Nojerin me një goditje me kokë. Sërish Kron-Dehli, protagonist në të 28’. Minuta e 33-të ofroi një super rast për Gomezhin. Podolski krosoi dhe qendërsulmuesi i Bajernit e devijoi topin në fluturim. Dominimi gjerman vazhdoi në pjesën e dytë, kur “Mannschaft” shënoi me anë të Benderit (80’). Gjermania i mbylli ndeshjet në grup me tri fitore. 


PORTUGALI-HOLANDË 2-1
Ashtu siç edhe kishte deklaruar, trajneri holandez Bert van Marvijk luajti me dy sulmues të deklaruar, Huntelar dhe Van Persin, me Van der Vartin në mesfushë. Portugalia e nisi lojën me një presion të fortë, duke duke goditur disa herë me kapitenin Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, Van der Vart tregoi klasin e tij me një të majtë të shkëlqyer nga jashtë zonës që “verboi” Rui Patrision në minutën e 16-të. Ronaldo dhe Meireles u bënë protagonistë të disa sulmeve, ndërkohë Postiga mund ta kishte barazuar rezultatin në të 17’. Ronaldo humbi një shans të mirë në të 23’, për të barazuar në minutën e 28-të, me një të djathtë të saktë në zonë, duke shfrytëzuar mrekulisht pasimin e Pereirës. Kristiano Ronaldo, u shndërrua nga i “urryeri” në heroin e Portugalisë, kur shënoi golin e dytë në minutën e 74-t pas asistit të Nanit. Dy gola për Ronaldon.





Tifozet e 16 skuadrave te Euro 2012

Slide 1

Kroacia

Slide 1

Spanja

Slide 1

Rusia

Slide 1

Irlanda

Slide 1

Suedia

Slide 1

Portugalia

Slide 1

Polonia

Slide 1

Franca

Slide 1

Greqia

Slide 1

Anglia

Slide 1

Danimarka

Slide 1

Italia

Slide 1

Ukraina

Slide 1

Cekia

Slide 1

Gjermania

Slide 1

Holanda

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.