HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Arben Kasolli: Holandezët besojnë te mrekullia

Flet trajneri shqiptar i ADO Den Hag: “Të gjithë ndihen të zhgënjyer”

  • 1 komente
Arben Kasolli, një trajner i skuadrës ADO Den Hag, të Superligës holandeze, dhe që jeton prej 20 vjetësh në Holandë, tregon për gazetën “Telegraf” atmosferën që mbizotëron në vendin e tulipanëve, pas dy humbjeve në po aq ndeshje, në këtë fillim të Europianit. 

Holanda ka vetëm shanse matematikore për t’u kualifikuar. “Këtu, - tha Kasolli për gazetën, - janë të zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës, por holandezët janë optimistë dhe besojnë të mrekullia e kualifikimit”

Zoti Kasolli, Holanda është skuadra që ka zhgënjyer më shumë deri tani në këtë Europian, edhe pse ajo konsiderohej si një nga favoritet për ta fituar atë. Si po përjetohet ky zhgënjim në Holandë?

Është më të vërtetë e pabesueshme, ajo që po ndodh me Holandën. Askush këtu në Holandë, duke filluar nga trajnerët e klubeve, opinionistët në televizione, apo gazetarët më të spikatur sportivë, e deri te njerëzit e thjeshtë, janë paksa të trishtuar. Gjithsesi, holandezët kanë një mentalitet optimist dhe, ende kanë besim se ekipi i tyre do të kualifikohet në çerekfinale, përderisa ia lejon matematika.

Humbja me Danimarkën (0-1) në ndeshjen e parë, e pasuar edhe me atë humbje me Gjermaninë (1-2) në të dytën, ia ka komplikuar shumë situatën portokallinjve. Janë në fije të perit, apo jo?

Asnjë pikë në dy ndeshje. Ky është një bilanc i pamenduar kurrë. Është për të ardhur me të vërtetë keq, pasi te Holanda nuk mungojnë yjet, boll të mendosh se Robin van Persi ishte shënuesi më i mirë i kampionatit anglez, apo Huntelar, më i mirë i atij gjerman.


A ka ende optimizëm në Holandë?

Këtu në Holandë, njerëzit janë të mësuar dhe të edukuar më futbollin. Boll, të shikosh sesi i ndjekin ndeshjet e ekipit të tyre, si festojnë në lokale, apo në shtëpi. Si vishen të gjithë në “Oranje” (portokalli), si trukohen me shenja të flamurit holandez, apo mbajnë kapele të fantazive nga më të çmendurat. 

Në ndeshjet eliminatore, Holanda ishte një ndër të parat që e siguroi kualifikimin për në finalet e Europianit, ndërkohë që edhe në takimet përgatitore shkëlqeu me lojë dhe në gola. Ju jetoni prej 20 vitesh në Holandë dhe jeni një nga trajnerët më të njohur të portierëve atje, pasi punoni për klubin e Superligës holandeze, ADO Den Hag. Ku gaboi Holanda në ndeshjen me Danimarkën?

Është e vërtetë që, në ndeshjet përgatitore në prag të Europianit, Holanda bëri lojëra të shkëlqyera, me rezultate pozitive dhe gola të shumtë. Sidomos, ajo e fundit kundër Irlandës së Veriut, me rezultatin 6-0, krijoi bindjen e një Holande që do ta kalonte grupin, edhe pse përballë ka Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën, më këtë të fundit më pak të favorizuar. Përsa i përket humbjes me Danimarkën, Holanda dominoi në lojë, pati më shumë raste, por humbi 1-0. Të gjithë analistët, komentatorët, trajnerët, lojtarë apo ish-lojtarë, nuk ishin dakord me sistemin e vendosjes së futbollistëve në fushë. Bert van Marvijk i cili njihet si trajner që nuk ndryshon mendimin e tij dhe vendosjen e lojtareve ne fushe, mban akoma atë idenë e tij që të luajë me Van Persi në sulm dhe Van Bomelin kontrollues mesfushe. Të gjithë këtu në Holandë kërkojnë akoma që skuadra duhet të luajë me Huntelarin në qendër të sulmit dhe mbrapa tij si sulmues i fshehur Van Persi, kurse Van der Vart në mesfushë lojën organizatore në vend të Van Bomel. Këto ndryshime u bënë vetëm në minutën e 77-të kundra Danimarkës.

Të gjithë pritën reagimin e Holandës kundër Gjermanisë, por ai nuk ndodhi. Cili është opinioni në Holandë?

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së trajnerit Van Marvijk, por dhe lajmet që raportonin gazetarët nga kampingu holandez, thuhej se skuadra ishte e përqendruar te takimi me Gjermaninë, dhe të gjithë besonin se do të fitonte. Në fakt, Holanda ishte e lodhur. Dua të sqaroj një gjë, kampi ku është akomoduar Holanda është shumë larg stadiumeve ku ajo luan. Skuadra është sistemuar në Poloni, ndërsa ndeshjet luhen në Ukrainë. I duhet të udhëtojë me avion. 

Të dielën, Holanda do të luajë ndeshjen vendimtare kundër Portugalisë. A priten ndryshime në formacion dhe në skemën e lojës?

Sigurisht, dhe i pari që e pranoi atë është vetë trajneri Van Marvijk. Të gjithë e kanë të qartë se, e vetmja mundësi është të fitojnë me dy-tre gola diferencë me Portugalinë, kjo e kombinuar edhe me fitoren e Gjermanisë ndaj Danimarkës. Në Holandë po qarkullon lajmi se, pas ndeshjes Holandë-Gjermani, mesfushori i Gjermanisë, Tomas Myler është futur në dhomat e zhveshjes së holandezëve, duke thënë se ata do të bënin çfarëdo që të ishte e mundur që të fitojnë kundër Danimarkës. Disa lojtarë, si Roben apo Huntelar luajnë në Gjermani, me Bajernin dhe Shalken, dhe futbollistët holandezë dhe ata gjermanë kanë njohje të afërta me njëri-tjetrin. Nëse Holanda do të kualifikohet për në çerekfinale, atëherë në ndeshjet pasardhëse do të shikoni një ekip agresiv në lojë dhe rezultativ në gola.




#1 semi dura 17/06/2012 10:43 Pergjigjuni

jam tifoz i holandes me pelqen vertet ..por me nje fjal u zhgenjeva ..shpresoj qe kete ndeshje te fitoj ,,jam shum i sigurt ndaj portugalis do ket nje fitore te thell ,,ka besim te skuadra e zemres sime .besoj ndeshjen e tret ne grup nuk do me zhgenjej

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.