“Nuk jemi mësuar të luajmë për një 2-2, është një histori që nuk ekziston. Ne zbresim gjithmonë në fushë për të fituar dhe, mentaliteti ynë është vetëm ky”.
Nga qendra e grumbullimit të Spanjës, edhe Xavi hedh poshtë dyshimet për një barazim midis “La Roja” dhe Kroacisë me 4 gola, në takimin që do të luhet të hënën në Gdansk.
“Problemi ynë i vërtetë është se do të përballemi me Kroacinë, një kundërshtar i vështirë”, - shton Xavi, që siguron se së bashku me Spanjën, do të jetë edhe Italia që do të kalojë turin.




