Bledar Devolli do të jetë përforcimi i Teutës në Ligën e Europës.
Mesfushori gjirokastrit do të bashkohet me nënkampionët e Shqipërisë gjatë fazës përgatitore në Bullgari.
34-vjeçari Devolli dallohet për grintën e tij, duke dhënë një kontribut të çmuar në rikthimin e Luftëtarit në Kategorinë Superiore.
Kapiteni i gjirokastriteve ka luajtur më parë me Teutën në sezonin 2006-2007.
Devolli numëron disa skuadra në karrierën e tij të gjatë nga viti 1996, përfshirë Luftëtarin, Bylisin, Tiranën, Vllazninë, Tomorin, Lushnjën, Elbasanin, Skënderbeun, Teutën, Partizanin dhe Flamurtarin.
Teuta do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.
Kundërshtari do të njihet pas hedhjes së shortit, më 25 qershor, në Nion të Zvicrës.




