Flamurtari fitoi 1-0 miqësoren me maqedonasit e Metalurg Skopje.
Ndeshja u zhvillua në Ohër të Maqedonisë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Gerhard Progni.
Për Flamurtarin debutuan dy blerjet e reja: fieraku Gledi Mici dhe argjentinasi Rafael Soza.
Vlonjatët do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.
Kundërshtari do të njihet pas hedhjes së shortit, më 25 qershor, në Nion të Zvicrës.
Sezonin e kaluar, Flamurtari eliminoi malazezët e Buducnostit të Podgoricës, por u ndal në turin e dytë nga çekët e Jablonecit.





#1 Bledi27/06/2012 14:32 Pergjigjuni
Arben, ata nuk jane qytetare shqiptare, por qytetare maqedonas, edhe pse kane etni shqiptare, nenshtetesi maqedonase kane ato. Prandaj jane qytetare maqedonas.. Pastaj Metalurg Skopje eshte emri zyrtar i asaj skuadre.
Arbeni28/06/2012 08:26
Arsyetim i pa vend! Pse thoni Arsenal i Londres dhe jo Arsenal i London ose CSKA e Moskes e jo ЦСКА МОСКВА! Shkupi eshte qytet shqiptar. Dhe une jam shqiptar nga Tetova. Ne dokumentat e mia personale per shtetesine shkruan "Republika e Maqedonise" dhe "maqedonase"!
#2 Arbeni20/06/2012 17:20 Pergjigjuni
Eshte Metalurg i Shkupit e jo i Skopjes! Aq pak njohuri keni per qytetet shqiptare! Si mund te beni nje gabim te ketille!?