Karroll realizoi për “Tre luanët” në minutën e 23-të, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. Autogoli i Xhonson (49’) dhe Mellberg (59’) i çuan shifrat në 2-1 për Suedinë.
Uallkot (64’) dhe një gol me thembër i Uellbekut (78’) i siguruan fitoren e parë anglezëve dhe humbjen e dytë suedezëve, që largohen nga Euro 2012.
Franca dhe Anglia kanë nga 4 pikë, Ukraina 3 dhe Suedia, 0 pikë.




