HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Italia barazon me Kroacine

Andrea Pirlo shenoi me nje perle nga gjuatja e lire. Barazon Mandzukiç

  • 0 komente
Italia ishte në pritje të fitores së parë të tyre kundër Kroacisë dhe të parë në Kampionatin Europian. Barazon sërish 1-1. 

Ajo dukej se i kishte siguruar tri pikët, pasi arritën të shënonin më një kryevepër të Andrea Pirlos në minutën e 39-të, por nuk arriti të luante me sigurinë që ka nevojë një ekip fitues, dhe në fund të ndeshjes nuk mund të jenë dhe aq të pakënaqur me pikën marrë, pas barazimit të Mario Mandzukiçit. 

Nëse barazimi 1-1 me Spanjës në Gdansk, mund të konsiderohej si një gjysmë suksesi, nisur edhe nga fakti se kishte përballë kampionen në fuqi të Botës dhe të Europës, barazimi 1-1 me Kroacinë në Poznan, është sinonimi i një mundësie të shpërdoruar. Italia luajti një pjesë të parë të mrekullueshme, dhe një pjesë të dytë të organizuar, por pa mundur dot të mbrojë avantazhin e Pirlos. 

Formacioni i Slaven Biliçit tani ka katër pikë nga dy ndeshjet e para, teksa në sfidën e fundit në grup do të luajë kundër Spanjë. Italia ka vetëm dy pikë, por ajo shpreson të fitojë kundër Irlandës, që tashmë është shndërruar në sfidën më të rëndësishme për të. 


Italia mori kryesimin kur duhej edhe gjashtë minuta nga përfundimi i pjesës së parë, me golin e parë të shënuar direkt nga goditja e lirë. 


Andrea Pirlo ekzekutoi në mënyrë përfekte, pas faullit të fituar nga Mario Baloteli e të shkaktuar nga Rakitiç. 


Ishte një interpretim magjik i mesfushorit të Juventusit. Pirlo gjithmonë ka qenë një mjeshtër i goditjeve të lira dhe kësaj radhe e çoi topin, atje ku Pletikoza nuk mund ta arrinte dot. Ky ishte goli i 200-të i Italisë në të gjitha ndeshjet për Kampionatet Europiane. 

Baloteli ishte shumë afër golit të dytë, por gjuajtja e tij përfundoi mbi shtyllën horizontale, përpara se ai të zëvendësohej 20 minuta nga përfundimi i ndeshjes nga ana Antoni Di Natales. 


Kroacia luajti për të marrë barazimin dhe ia arriti, falë golit të Mandzukiçit (72’), i cili shënoi nga një kënd i ngushtë, direkt nën shtyllën horizontale.

Italia do të luajë ndeshjen e fundit kundër Irlandës, që tani drejtohet nga ish-trajneri i saj, Xhovani Trapatoni. 





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.