HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Grupi B, Holande-Gjermani 1-2

Portugalia fiton 3-2 me Danimarken

  • 0 komente
Gjermania triumfoi 2-1 ndaj Holandës, dhe thuajse e siguroi një biletë për në çerekfinalet e Euro 2012-s. 

Holandezët janë në fije të perit, pasi për kaluar në çerekfinale duhet të fitojnë me Portugalinë, ndërsa Gjermania të fitojë me Danimarkën. 

Mario Gomezh u shndërruar sërish në heroin e Gjermanisë, me sulmuesin spanjollo-gjerman të Bajernit, që realizoi të dy golat për ekipin e tij. 

Goli i pare i Gomezhit ishte një kryevepër për nga interpretimi, ndërkohë që i të njëjtës vlerë ishte dhe i dyti, që të dy pas pasimeve të zgjuara të Bastian Shvajnshtajgerit. 


Gjermania goditi dhe shtyllën me anë të Ozilit. Golin e vetëm të Holandës e shënoi Robin van Persi. Portugalia hodhi një hap shpresë drejt çerekfinaleve, pas fitores 3-2 ndaj Danimarkës, në grupin B. 

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, i dha avantazhin portugezëve në minutën e 24-t, ndërkohë që Helder Postiga e çoi në 2-0 në të 36’. Niklas Bendtner me dy golat e tij, 41’ dhe 80’, i dha shpresa për një barazim 2-2 Danimarkës, por Silvester Varela realizoi golin e fitores 3-2 në minutën e 87-të. 

Të dyja ekipe kanë nga 3 pikë. Të dielën, Portugalia do të luajë kundër Holandës, ndërsa Danimarka kundër Gjermanisë. 






  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.