HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Holandë-Gjermani, dueli i titaneve

Gjermania e mundi 3-0 Holandën vitin e kaluar 

  • 0 komente
Holanda ka nevojë të fitojë në ndeshjen e saj të dytë kundër Gjermanisë në grupin B të Euro 2012, për të mbajtur gjallë shanset për të avancuar në çerekfinale. Ndeshja do të luhet sot (20:45) në “Metalist”, Kharkiv.

Holanda humbi 1-0 në ndeshjen e saj hapëse kundër ekipit më të dobët të grupit B, Danimarkës. Megjithëse ajo nuk luajti keq dhe dominoi në përgjithësi lojën, ajo dështoi në mbrojtje dhe gjithashtu nuk ishte efikase të shënonte, edhe pse shanset për gol iu krijuan. Me shumë yje në skuadër, Holanda dështoi të tregonte cilësi.

Tani duhet të tregojnë se janë një ekip solid dhe funksionojnë si një ekip. Gjermania ka një skuadër të re dhe të talentuar. Ka gjithashtu një ekip që di të punojë në grup dhe këtë e ka treguar në çdo kampionat ku ka marrë pjesë. Fitorja e saj në ndeshjen hapesë kundër Portugalisë i lejon asaj të ruajë motivimin edhe kundër Holadës.


PARASHIKIMI -Holanda nuk është një ekip, që të dominojë lehtësisht kundër Gjermanisë, pavarësisht se e ka cilësinë. Holanda nuk duket shumë bindëse në mbrojtje, dhe këtë më së miri e treguan danezët, që arrinin të sulmonin me një numër të madh lojtarësh. Kur Portugalia sulmoi dhe kreu disa kombinime në minutat e fundit, Gjermania ishte në panik, dhe mund të kishte pësuar gol nëse fati nuk do të ishte me të apo me portierin Manuel Nojer. Holanda është një skuadër që prodhon shanse dhe duket se Shnajderi është në një formë të mirë. Holanda i përdori kundër Danimarkës të gjithë lojtarët ofensivë, por ndaj Gjermanisë kërkohet të japësh mbi 100%. Gjermania e mundi 3-0 Holandën vitin e kaluar dhe sigurisht që do të kërkojnë të luajnë për fitore.

SKENARËT -Holanda do të sulmojë nga minuta e parë. Është ndeshja e saj. Gjermania do të shohë më shumë nga kundërsulmi, duke përdorur sulmuesit e shpejtë dhe të thyejë mbrojtjen e Holandës. Nëse Gjermania do të shënojë e para, atëherë Holanda duhet të japë gjithçka për ta kthyer ndeshjen në favorin e saj. Ndeshja parashikohet të jetë e fortë, pasi nëse Gjermania i ka të tria rezultatet në lojë, Holanda duhet të fitojë me patjetër. Holanda është e aftë të prodhojë gola, pasi ka në gjirin e saj, golashënuesin më të mirë të kampionatit gjerman, Jan-Klas Huntelar të Shalkes.

PESË NDESHJET E FUNDIT
15.11.2001 Gjermani-Holandë 3-0 M
17.08.2005 Holandë-Gjermani 2-2 M
15.06.2004 Gjermani-Holandë 1-1 Z
20.11.2002 Gjermani-Holandë 1-3 M
23.02.2000 Holandë-Gjermani 2-1 M





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.