Polonia dhe Rusia ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, në një ndeshje të shoqëruar me një tension të lartë psikologjik, si brenda ashtu dhe jashtë fushës.
Rusia e dominoi përgjithësisht takimin, por mundur të fitojë takimin e radhës, ndaj një Polonie tepër entuziaste në fushë. Alan Dzagoev shënoi golin e radhës për Rusinë në minutën e 37-të, pas një asisti të kapitenit Andrij Arshavin duke u bërë kështu për momentin golashënuesi më i mirë i Europianit, tashmë në kuotën e tre golave.
Polonia barazoi njëzet minuta më pas me një gol të mrekullueshëm të realizuar nga ana Jakub Blaszhikovskit në të 57. pas asistit të Obraniakut.
Pas ndeshjeve të ditës së dytë, Rusia ka katër pikë, ndërkohë që e dyta renditet Çekia, me 3. Përballja Poloni-Çeki në ditën e tretë do të vendosë mesa duket edhe skuadrën e dytë, pasi Rusia do të luajë ndaj Greqisë, që ka vetëm një pikë.




