Republika Çeke mundi Greqinë 2-1, në ditën e dytë të ndeshjeve të grupit A të Euro 2012.
Çekët, që vinin pas humbjes 4-1 me Rusinë, u nisën fort qysh nga minuta e parë. Në minutën e 3-të, Hubshman lëshoi një top të gjatë për Jiraçekun që nuk gaboi.
Në të 6’, Gebre Selasie ndërmori një inkursion në fundore, dhe pas krosimit të tij, Pilar i çoi shifrat në 2-0. Goli i tij i dytë në këto eliminatore.
Në pjesën e dytë, një gafë e portierit çek, Ceh, u dha mundësinë grekëve të shënonin në portën e zbrazët me anë të Gekasit, në të 53’.
Presioni në fund të ndeshjes nga ana e helenëve nuk solli asnjë lloj fryti.
Çekia u ngjit në kuotën e tri pikëve, ndërkohë që Greqia mbeti në atë një pikëve, duke rrezikuar tashmë eliminimin, pasi ndeshjen e radhës e ka me Rusinë.




