HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Shqipëria e vogël bllokon Rusinë

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me rusët në Moskë

  • 0 komente
Shqipëria e vogël bllokon Rusinë

Një Shqipëri U-21 heroike arriti një barazim befasues kundër Rusisë (0-0), në Moskë, në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Euro 2013. 

Portieri Stivi Frashëri u mohoi disa gola të sigurt rusëve, duke qenë ai më i miri i takimit.

Për Shpresat, ky ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e drejtuar nga Skënder Gega, pas atij me Portugalinë (2-2, në Durrës), duke dëshmuar se ka një grup të mirë lojtarësh në dispozicion dhe se ka ide të qarta. 

Edhe në ndeshjen e parë, në Durrës, Rusia fitoi 1-0 me penaltinë (74’) e realizuar nga Somolov. 

Një javë më parë, Shqipëria humbi 3-1 me Portugalinë, por në përgjithësi bëri një ndeshje të pëlqyeshme kundër rivalit që mban vendin e parë në grup.

Interesant është fakti se, Shpresat u kanë marrë barazime dy ekipeve kryesuese. 

Pas shtatë ndeshjeve, Shqipëria ka grumbulluar 5 pikë, dy më shumë se Moldavia (3), ndaj së cilës ka dhe fitoren e vetem në grupin 6 (4-3) dhe do të mbyllim këtë fushatë kualifikuese. 

GRUPI 6
Portugalia 7 14
Rusia 6 13
Polonia 6 10
Shqipëria 7 5
Moldovia 6 3

U-21, Rusi-Shqiperi 0-0

Slide 1

Kombëtarja U-21 barazon 0-0 me Rusine në Moskë

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.