Dy gola nga kapiteni Andrij Shevçenko i siguruan Ukrainës një fitore 2-1 ndaj Suedisë së udhëhequr nga kapiteni Zlatan Ibrahimoviç, në ndeshjen hapëse të grupit D. Pjesa e parë në Kiev u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë i lojës ishte me emocione.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i dha avantazhin Suedisë në minutën e 52-ta me një gjuajtje të fortë tokazi, pas topit të marrë nga Kim Kallstrëm, por gëzimi i nordikëve zgjati vetëm tri minuta, pasi një tjetër ish-sulmues i Milanit, Andrij Shevçenko, barazoi rezultatin në minutën e 55-të pas asistit të Jarmolenokos, duke goditur bukur me kokë e duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Izaksonit. “Olimpiko” e Kievit në ekstazë.
Entuziazmi i ukrainasve, organizatorë të Euro 2012, së bashku edhe me Poloninë, nxiti vendasit të gjejnë shumë shpejt golin e avantazhit, kur Super Sheva realizoi në gol të bukur me kokë, pas një goditjeje këndi të Konopliankës duke mposhtur Izaksonin. Pas ndeshjeve të para të grupit D, Ukraina kryeson me 3 pikë, e ndjekur nga Franca dhe Anglia me nga një pikë, Suedia ka zero pikë. Në ditën e dytë, Ukraina do të përballet me Francën, ndërsa Suedia me Anglinë.




