Goli i parë ndërkombëtar i Xholeon Leskotit nuk ishte i mjaftueshëm për Anglinë, teksa barazoi 1-1 me Francën, në ndeshjen e tyre hapesë për grupin D në Euro 2012.
Qendërmbrojtësi i Mançester Sitit i dha avantazhin vendit të tij në minutën e 30-të, por ishte shoku i tij i ekipit, Samir Nasri ai që barazoi nëntë minuta më vonë.
Ishte një ndeshje me 90 minuta të varfra në Stadiumin “Donbas” të Donteskit, me Anglinë që dështoi për t’i bërë një start të “ndriçuar” kompeticionit. Franca e çoi në 22 numrin e serisë së ndeshjeve pa humbje, edhe pse kishte raste për ta fituar takimin me “Tre luanët”.
Franca ishte e ndërgjegjshme për rëndësinë dhe vështirësinë e takimit dhe ishte krejt ndryshe nga ajo që u pa në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Ndeshja pati ritëm të ulët në fillimin e saj, ku rasti i parë regjistrohet në minutën e 11-të kur gjuajtja e ulët në formë voleji ishte jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Hart i Mançester Siti.
Anglia do të përballet me Suedinë në Kiev të premten në ndeshjen e dytë të saj, ndërkohë që Franca do të luajë kundër Ukrainës në Dontesk.




