Euro 2012 nuk sjell vetëm lojtarët më të mirë të Europës në fushat e stadiumeve, por edhe disa nga femrat më të bukura të kontinentit, të pranishëm në tribuna.
Janë gratë, të fejuarat, të dashurat apo dhe shoqet e yjeve të futbollit, nga Kristiano Ronaldo të Sami Khedira, nga Mario Gomezh te Xhanluixhi Bufon. Spektakël veshjesh, tatuazhesh. Një gossip i vërtetë! Femra më e bukur e lojtarëve të Gjermanisë është pa dyshim Lena Gercke. Këmbët e saj të gjata, mënyra sesi ajo ecën, të godasin direkt. “Si një çekiç i pamëshirshëm”, - shkruan “Bild”.
Sami Khedira-Lena Gercke
Modelja dhe prezantuesja gjermane, Lena Gercke, 24 vjeç, është fituesja e edicionit të parë të “Next Top Model” në Gjermani. Nga viti 2001, ajo është e dashura e mesfushorit të Kombëtares gjermane dhe Realit të Madridit, Sami Khedira. Ajo jeton në Berlin dhe Nju Jork. Së bashku me Sami Khedirën ajo ka pozuar thuajse lakuriq, duke ia mbuluar lojtari gjoksin e saj me duar. Për revistën “GQ”, Sami Khedira tha: “Ne jemi që të dy persona të hapur dhe këtë ia kemi bërë të qartë njeri-tjetrit, qysh në filim të marrëdhënieve tona. Do të ecim në këtë linjë”.
Kristiano Ronaldo-Irina Shajk
Portugezi Kristiano Ronaldo njihet për lidhjet e tij të shumta me femrat, ku në listën e tij të gjatë ka qenë edhe miliarderja amerikane Paris Hilton. Babai i një djali (2 vjeç), më një nënë ende anonime, po përjeton një lidhje të fortë me modelen ruse Irina Shajk. Kristiano Ronaldo, i cili shënoi 60 gola me Realin e Madridit këtë vit, është lojtari më i shtrenjtë në botë: 90 milionë euro. Irina Shajk është shprehur publikisht se ajo nuk do të zhvishet kurrë për revistën amerikane “Playboy”, pavarësisht se asaj i janë ofruar shuma të mëdha. Kristiano-Irina janë të lidhur nga viti 2010.
Mesut Ozil-Aida Jespika
Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil është turko-gjerman, por lojtari i Realit të Madridit, edhe pse në pamje të parë duket i ndrojtur ka shije në të zgjedhur, por i zgjedh më të mëdha në moshë. E dashura e tij aktuale është Aida Jespika, Miss Venezeula 2002, teksa më parë ka pasur gjermanen Ana Maria Leve, një modele gjermane, e cila ishte e martuar më parë me futbollistin finlandez, Peka Lagerblom. Pas prishjes me Ozilin, Ana Maria është lidhur me një reper gjerman. Mesuti është vetëm 23 vjeç, ndërsa Aida Jespika është 31 vjeçe, pra tetë vjet më e madhe.
Robert Levandovski-Ana
Sulmuesi Robert Levandovski është lojtari i vitit në Poloni: kampion në Gjermani me Borusian e Dortmundit (22 gola), por dhe autori i golit të parë të Euro 2012, në Poloni-Greqi. Së fundi edhe një ofertë nga gjiganti anglez, Mançester Junaitid. Të gjitha këto suksese ai i ndan me të dashurën e tij, Ana Staçurska. Ana ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës për karate, si ekip me Poloninë, por dhe si individ. Ajo vlerësohet si nga “ËAG”-et më të bukura të Euro 2012. Robert Levandovski dhe Ana Staçurska janë parë shpesh në stërvitje së bashku.
Zherard Pike-Shakira
Mbrojtësi i fortë i Barcelonës dhe Spanjës është i lidhur me yllin e muzikës pop, Shakira, qysh nga viti 2010, kur të dy ishin në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, ai si kampion i botës, ajo si këngëtarja e këngës zyrtare të Kupës së Botës’ “Waka, Waka”. Të dy kanë deklaruar se po jetojnë momente magjike, dhe puthjet e tyre në publik kanë qenë gjithmonë dhe më të nxehta. Romanca midis këngëtares kolumbiane dhe sportistit spanjoll vazhdon të jetë një nga më të zjarrtat. Të dy shprehen se janë shumë të lumtur.
Iker Kazijas-Sara Karbonero
Kapiteni i Spanjës, Iker Kazijas, ka pasur fatin të ngrejë dy trofetë më të çmuar në futboll, atë të Kampionit të Europës në vitin 2008 dhe atë Botës, në vitin 2010. Tani kapiteni i Realit të Madridit synon ta vazhdojë ritualin edhe në Poloni-Ukrainë. Por, gjithsesi, afrodiziaku i tij është prezantuesja televizive, Sara Karbonero, puthja me të cilën u bë direkt gjatë një transmetimi televiziv dhe u ndoq live nga e gjithë bota. Sara është një nga gazetaret më të mira në Spanjë.
Rafael-Silvi van der Vart
Në vendin e tyre, në Holandë, ata janë të njohur si “Second Bekhams”, madje kanë dhe statujat e tyre prej dylli në muzeumin e famshëm të Madam Tuso, në Amsterdam. Ashtu si çifti i famshëm britanik, Dejvid dhe Viktoria Bekham, edhe ylli i Totenhemit, Rafael van de Vart dhe bashkëshortja e tij, modelja Silvi, janë një nga çiftet më të konsoliduara midis një futbollisti dhe një modeleje. Silvi është gjithashtu një prezantuese televizive. Të dy janë lidhur nga viti 2003 dhe bëjnë një jetë normale. Silvi ka bërë një operacion kanceri në gji.
Mario Baloteli-Të dashurat
Ylli i Italisë, Mario Baloteli, nuk mund t’i mungonte listës së futbollistëve me të një të dashur tërheqëse, madje sulmuesi kontravers i Mançester Sitit, kampion në Angli, ka disa të tilla, aq sa nuk dihet më se cila nga ato është e dashura zyrtare. Super Mario herë shfaqet më njërën, herë më një tjetër pas një jave. Gjithsesi, Sara Tomasi, Rafaela Fiko, janë dy të fundit. Është e famshme grindja dhe ndarja e Marios me Rafalën, aq sa u desh ndërhyrja e policisë britanike për të qetësuar gjakrat. Mario është i njohur edhe në Itali për marrëdhëniet e tij të shumta.




