Ardit Shehaj, Ndricim Shtubina, Abraham Alecenu...
Të tre këta lojtarë nuk do të jenë më pjesë e Flamurtarit.
Shkodrani Shtubina është në negocime me Vllazninë, vlonjati Shehaj është në fokusin e Apolonisë dhe nigeriani Alecenu... nuk dihet se ky do të përfundojë.
Në Shqipëri, Abraham ka luajtur me Apoloninë, Gramozin, Dinamon, Elbasanin, Tiranën dhe Vllazninë.
Të tre lojtarët akuzuan trajnerin e Flamurtarit, Shkëlqim Muça, se nuk i donte në ekip.
Flamurtari ka afruar gjatë merkatos verore, argjentinasin Rafael Soza, ndërsa pret edhe mesfushorin fierak Gledi Mici (sezonin e kaluar luajti me Kamzën), dhe për Ligën e Europës ka gjetur mirëkuptimin edhe me mesfushorin e Besës, Meglid Mihani.




