Trajneri i Anglisë, Roj Hoxhdon, tha se, të përballesh me Francën “është një sfidë e ashpër”, pasi kundërshtarët e Anglisë në Euro 2012 kanë një seri prej 21 ndeshjesh pa humbje. Por, ai beson se “tre luanët” janë të aftë të mundin francezët në ndeshjen hapëse të grupit D, në Dontesk. Hoxhson tha se, lojtarët e tij janë të përgatitur mirë, me gjithë temperaturat që arrijnë deri në 34 gradë. Do të jetë e njëjtë për të dy ekipet dhe është shumë e rëndësishme që ne mos t’i japim shumë rëndësi”, - tha Hoxhson.
“Edhe në Angli kohë pas kohe po bëhet gjithmonë dhe më nxehtë, kështu që i nxehti është një faktor për të gjitha ekipet që do të luajnë këtu në Ukrainë. Në ndeshjet e që do të luhen më herët (18:00), do të luajë një rol të madh”. Mesfushori i Liverpulit, kapiteni Stivën Xherard. “Temperaturat e larta nuk duhet t’i përdorim si një justifikim”. Xherard shtoi se, ai nuk i “inkurajon lojtarët të dalin jashtë fushës, nëse ata do të fyen për shkak të qëndrimeve raciste”. Nëse Anglia do të vuajë nga të nxehtit, atëherë do të hapet debati rreth vendimit të Federatës Angleze për të zgjedhur kampingun në qytetin polak të Krakovit. Gjithsesi, Hoxhson tha se ai nuk kishte ndonjë pakënaqësi në lidhje me qëndrimin në Poloni.
Hoxhson tha: “Udhëtimi është planifikuar shumë mirë. Unë jam plotësisht i lumtur me përgatitjet. Unë vetëm shpresoj se do të jemi të aftë të luajmë në mënyrën tonë. Lojtarët duhet të tregojnë aftësitë e tyre më të mira. Duhet të luajmë si ekip nesër (sot) dhe në ndeshjet e tjera pas kësaj. Ne e dimë se është një sfidë e vështirë. Franca nuk humbet prej 21 ndeshjesh dhe kjo është një arritje. Ne kemi respektin maksima për francezët, por lojtarët tanë kanë gjithashtu besim te aftësitë e tyre”.
STATISTIKA
Franca është dy herë kampione e Europës, duke e ngritur trofeun në tokën e saj, në vitin 1984, përpara se ta përsëriste atë në Belgjikë/Holandë në vitin 2000. Franca është përfshirë në ndeshjen me më shumë gola në historinë e Kampionateve Europiane, në vitin 1960, kur humbi 5-4 me Jugosllavinë. Mesfushori legjendar francez, tani Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, mban rekordin e tregolëshit më të shpejtë në një Kampionat Europian. Ai i shënoi të tre golat në harkun e 18 minutave, kur “Les Bleus” mundën Jugosllavinë, 3-2 në vitin 1984. Trajneri Roj Hoxhson është trajneri i 14-të i “Tre luanëve”. Anglia humbi kur ajo u përball për herë të fundit me Francën në Kampionatin Europian. Në ndeshjen hapëse të Euro 2004 në Portugali, Zinedin Zidan shënoi dy gola të vonshëm - një me goditje të lirë, tjetrin me penallti - në fitoren 2-1 të “Bluve”. Në total, Anglia ka një bilanc të mirë përballë Francës, duke fituar 16 dhe humbur vetëm tetë ndeshje nga 28 takimet e tyre.




