Kroacia fitoi bindshëm 3-1 me Irlandën, duke marrë kryesimin e grupit C, pasi Spanja dhe Italia barazuan 1-1 midis tyre.
Krocia ishte dukshëm ekip më i mirë, ku pjesa më cilësore ishte mesfusha.
Mario Mandzukiç shënoi golin më të shpejtë të finaleve deri tani, me sulmuesin kroat që realizoi në minutën e 3-të, falë një goditjeje të saktë më kokë pas një krosimi të kapitenit Dario Sërna. Irlanda barazoi 1-1 në minutën e 13-të me atë St Ledxher.
Një goditje e bukur e lirë e ekzekutuar nga MekGedi dhe mbrojtësi e çoi topin në rrjetë. Goli i dytë i Kroacisë u shoqërua me protesta nga ana e irlandezëve për pozicion jashtë loje.
Jelaviç realizoi në të 43’, me një goditje tokazi. Me fillimin e pjesë së dytë erdhi dhe goli i tretë i kroatëve.
Në minutën e 49-të, Mandzukiç goditi bukur me kokë mbi shtyllë, ndërkohë që devijimi i portierit irlandez e çoi topin në rrjetë.





#1 besnik11/06/2012 07:13 Pergjigjuni
goli i dyte i kroacis, ishte krejtesisht i rredullt, dy sulmues te kroacis, ishin dukshem ne pozicion jashte loje, por ansori kurr nuk mundet te ngrej flamurin, para se sa njeri nga keto te preki topin, se ndoshta nji tjeter qe ashte me pozicion te rregullt, mudet te deportoj dhe te shenoje, por ne kete rast, ndodhi dica tjeter, ne kohen kur topi po kalonte, ishte irlandezi ai qe ju dhuroj topin KROATEVE, keshtu nji top qe vjen nga mrojtesi ne ket rast nuk kemi pozicion jashte loje!! ansori duhet te ndeki lojen, dhe po qe se nji lojtare ashte ne pozicion jashte loje, flamuri nuk ngrihet, dhe po qe se krohsohet topi, ne kohen kur krosohet topi, ne qofte se lojtari qe ka qan jashte loje e prek topin, loja ndalohet me nji here si pozicion jashte loje, dhe ne rastin e kroacis goli ashte i rregullt, fajat i ka mbrojtja irlandeze, per arsyje se godasin topin ne dretim te gabuar, me vjen keq, por specialistet tane duhet te bajne dhe disa kurse shtes ne angli, qe te jene te zotet te kapin gjera te tilla qe nkojne fitoren ose humjen, pra prishin lojen,te fala dhe respekte per te gjith.