HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Grupi B, Holande-Danimarke 0-1

Vendos Kolin-Dehli. Zhgenjejne holandezet, Roben godet shtyllen

  • 0 komente
Danimarka gjunjëzoi Holandën, me një fitore minimale 1-0, falë një goli të shënuar nga Kolin-Dehli (24’).

Michael Krohn-Dehli shënoi një gol fantastik midis këmbëve të Marten Stekelenburgut.

Tulipanët zhvilluan një loje të zbehtë, pa forcë goditëse, duke prodhuar pak raste të qarta shënim, përveç shtyllës së Arjen Robenit, edhe pse goditën 28 herë në drejtim të kundërshtarëve.

Edhe pse trajneri Ben Marvijk hodhi në fushë edhe sulmuesit Huntelar dhe Kajt, nuk mundi të shënojë në portën daneze të mbrojtur nga Andersen.

Fitorja e fundit e Danimarkës ndaj Holandës datonte 45 vjet më parë, pikërisht një 3-2, më 4 tetor 1967, për eliminatoret e Euro 1968. 

Danimarka është zbulimi i këtij turneu deri tani. 


Holanda rrezikon jo pak, pasi tani duhet të përballojë Gjermaninë e Mesut Ozilit dhe Portugalinë e Kristiano Ronaldos.





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.