HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Gjermani-Portugali, prgandeshja

“Seleçao” dhe Gjermania janë ndeshur 17 herë midis tyre, dhe bilanci është ky: 3 fitore Portugalia, 5 barazime dhe 8 fitore Gjermania

  • 0 komente
Kristiano Ronaldo me shokë do të kërkojnë të hakmerren ndaj formacionit të Johakim Lëvit, për eliminimin e tyre në fazën e një të tetave katër vjet më parë. 

Gjermania parashikohet ta këtë të plotë skuadrën titullare për ndeshjen e së shtunës kundër Portugalisë, në Lviv. Mesfushori i Bajernit të Munihut, i cili nuk luajti në asnjë prej ndeshjeve miqësore përgatitore, për shkak të një problemi në pulpë, është plotësisht i gatshëm dhe ai do të marrë rolin e tij në qendër të mesfushës. 

Kapiteni Filip Lahm do të luajë si mbrojtës i majtë, me shokun e tij te Bajerni i Munihut, Zherom Boateng, që do të luajë në të krahun e kundërt, me detyrë për t’i bërë një mbulim të rreptë Kristiano Ronaldos. 

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, do të thërrasë blerjen e re të Valencias, Zhoao Perreira, për ta pasur në formacion startues në vend të Miguel Lopezit, në krahun e djathtë, ndërkohë që Helder Postiga parashikohet të luajë në vijën sulmuese. Anësori nani, i cili u dëmtua në këmbë gjatë miqësore së humbur 3-1 me Turqinë, parashikohet të formojë treshen e sulmit. 


STATISTIKA
Gjermania ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e tyre përpara Euro 2012 (2F, 1B, 2H). “Manschaft” mundi 3-2 Portugalinë e Felipe Skolarit në çerekfinalet e Euro 2008, në rrugën drejt finales së humbur 1-0 me Spanjën. 

Gjermania dhe Spanja janë dy ekipet e vetme që patën një rekord prej 100% të ndeshjeve në fazën kualifikuese, edhe pse gjermanët luajtën 10 ndeshjes, ndërsa spanjollët tetë. Formacioni i Johakim Lëvit ishte shënuesi i dytë më i mirë në kualifikuese, me 34 gola të realizuar, tre më pak se Holanda. 

Portugalia ka fituar vetëm një prej gjashtë ndeshjeve të tyre të fundit (1F, 3B, 2H). “Seleçao” dhe Gjermania janë ndeshur 17 herë midis tyre, dhe bilanci është ky: 3 fitore Portugalia, 5 barazime dhe 8 fitore Gjermania. Kristiano Ronaldo ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshjet kualifikuese, duke u ngjitur në kuotën e 32 golave, po aq sa Luis Figo. Vetëm Pauleta (47) dhe Euzebio (41) kanë shënuar më shumë. 



FORMACIONET E MUNDSHME
GJERMANIA

Nojer
Boateng, Mertesacker, Badstuber, Lahm
Khedira, Shvajnshtajger
Myler, Ozil, Podolski
Kloze

PORTUGALIA

Rui Patricio
Pereira, Pepe, Alvesh, Koentrao 
Meireles, Velozo, Moutinjo
Nani, Postiga, Ronaldo


GJERMANIA
Sipërfaqja: 357 021 km2
Popullsia: 91 799 600
Renditja në FIFA: 3
Numri i klubeve: 26 837
Numri i lojtarëve: 6 300 000
Kampion në EURO: 1972, 1980, 1996
Trajner: Johakim Lëv
Kapiten: Filip Lahm
Skema: 4—2-3-1

PORTUGALIA

Sipërfaqja: 92 090 km2
Popullsia: 10 581 614
Renditja në FIFA: 10
Numri i klubeve: 2748
Numri i lojtarëve: 387 916
Kampion në EURO: jo
Trajner: Paulo Bento
Kapiten: Kristiano Ronaldo
Skema: 4—2-3-1





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.