HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Grupi A, Rusi-Ceki 4-1

Rusia shpartalloi çeket, duke regjistruar edhe fitoren e parë të këtij Europiani

  • 0 komente
Trajneri i Rusisë, Dik Advokat, deklaroi se “garda” e tij synonte vendin e parë në Grupin A, dhe deklarata e fortë e holandezit i ka të gjitha gjasat të shndërrohet në realitet. 
Rusia shpartalloi 4-1 Çekinë, duke regjistruar edhe fitoren e parë të këtij Europiani, pasi Polonia dhe Greqia u ndanë në barazim 1-1, në ndeshjen hapëse të kompeticionit. 

Alan Dzagoev shënoi në minutën e 15-të duke konvertuar në gol asistin e Aleksandër Kerzhakovit, ndërkohë që dhjetë minuta më pas, Roman Shirokov dyfishoi rezultatin pas shërbimit të kapitenit Andrej Arshavin.

Çekët, në një ditë shumë të errët në “Miecki” të Vroklavit, shkurtuan diferencën me anë të Vaklav Pilar të 52’ por rusët u kundërpërgjigjën me golin e tretë të Dzagoevit (79’), që shënoi dygolëshin e parë në këtë edicion. 

Pas tri minutash, Roman Pavlyçenko, i cili kishte kombinuar në golin e dytë të Dzagoevit, fiksoi rezultatin 4-1 në të 82’, falë asistit të Arshavinit. 

Pas dy ndeshjeve të ditës së parë, Rusia kryeson me 3 pikë, e ndjekur nga Greqia dhe Polonia me 1, Çekia asjnë pikë. 


Më 12 qershor ndeshen çiftet Greqi-Çeki (18:00) dhe Poloni-Rusi (20:45).





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.