HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Grupi A, Poloni-Greqi 1-1

Levandovski dhe Salpingidhis autore te golave. Karagunis humbet penallti. Të dyja skuadrat e mbyllen me nga dhjete lojtarë

  • 0 komente
Portieri zëvendësues Premislav Tuton u shndërrua në heroin e Polonisë, teksa priti penalltinë e ekzekutuar dobët nga kapiteni i Greqisë, në ndeshjen hapësë të Euro 2012 dhe të përfunduar në barazim 1-1, në Stadiumin Kombëtar të Varshavës dhe të vlefshme për grupin A. 

Poloni-Greqi prodhoi shumë emocione e grintë, duke regjistruar golin e parë të kampionatit, por dhe dy kartonë të kuq, nga një për çdo ekip.

Polonia, që mbërriti në finalet e Kampionatit të 14-të Europian, si një nga dy vendet organziatore, së bashku edhe me Ukrainën, sulmoi fort nga minuta e parë kundër kampionëve të Euro 2004, Greqisë. 

Është sulmuesi polak Robert Levandovksi, autori i golit të parë në finalet e Euro 2012. Kampioni i Gjermanisë, me Borusian e Dortmundit dhe ylli i skuadrës polake, mposhti portierin grek, Kostas Kalkias në minutën e 17-të, me një gol me kokë. 

Greqia e drejtuar nga portugezi Fernando Santos u kundërpërgjigj disa herë, por shqiptari i naturalizuar si grek, Sotiris Ninis, nuk mundi të çante mbrojtjen shtatlartë polake.

Në minutën e 44-t, helenët mbetën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dyte të verdhë të mbrojtësit të Verder Bremenit, Sokratis Papastothopulos.

Greqia e nisi pjesën e dytë me zëvendësimin e Ninisit, ndërsa arriti ta gjejë golin e barazimit pikërisht me të sapo futurin me Dimitris Salpingidhis në minutën e 51-të, ky i fundit shfrytëzoi një gabim të portierit polak, Vojçieç Szczcesni.

Minuta e 68-të është një tjetër moment kulmor i pjesës së dytë, teksa Polonia mbeti me dhjetë lojtarë pas një faulli të portierit Szcezesni në dëm të autorit të golit të Greqisë, Salpingidhis. 

Te pika e bardhë u shfaq kapiteni i Greqisë, 35-vjeçari Jorgos Karagunis, por mesfushori i Panathianakosit gaboi përballë portierit të dytë të Polonisë, Tyton. 

Minuta e mbetura panë dhe një gol të anuluar të grekëve, ndërkohë që fërshillima e fundit e gjyqtari spanjoll Karlos Velsaskes Karbajo fiksoi rezultatin përfundimtar 1-1. 




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.