HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Starton Euro 2012

Sot luhen Poloni-Greqi (18:00) dhe Rusi-Çeki (20:45)

  • 0 komente
Kampionati Europian “Poloni-Ukrainë 2012”, i 14-ti në radhë, do të startojë sot në orën 18:00 me ndeshjen Poloni-Greqi, më do të vazhdojë me Rusi-Çeki (20:45), dy takime këto të vlefshme për grupin A. 

Në fakt, ky nuk është grupi i “vdekjes”, madje mund të konsiderohet si më i lehti nga katër grupet. Gjithsesi, ka një barazi nivelin e vlerave të ekipeve, çka mund të prodhojë surpriza te skuadrat që do të kalojnë për në fazën tjetër. 

Askush ose shumë pak e marrin në konsideratë Poloninë në vigjilje të turneut, por nuk është çudi që të bëjë një zgjim të pabesueshëm, pasi është një nga dy kombëtaret që luan në shtëpi. Jo se skuadra e Françesk Smudës është e bollshme me talente, por se faktori fushë ka peshën e tij. 

Megjithatë ka kampionë të Borusias së Dortmundit, si Piszchek dhe Levandovski. Pak dyshime mbi faktin se Polonia do të varet shumë na ajo që do të bëjë Robert Levandovski, 23-vjeçari që zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Borusian e Dortmundit. 

Trajneri i ri i Greqisë, Fernando Santos, ka ndryshuar plotësisht fiziononinë e skuadrës që trashëgoi nga paraardhësi i tij, Oto Rrahagel, duke sjellë një formacion më ofensiv dhe më virtuoz. Mundësia për të kaluar grupin është një realitet. Do të luajë ndeshjen e parë kundër të zotëve të shtëpisë, Polonisë. 

Ylli i ri i skuadrës është Sotiris Ninis, djaloshi shqiptar nga Himara, por i natyralizuar si grek, dhe i konsideruar si fenomeni i ri i futbollit grek, dy vjet më parë me Panathanaikosin. Trekuartisti 22-vjeçar është blerë nga Parma në parametra zero dhe në letër do të jetë trashëgimtari i Sebastian Xhovinko. Ka klas dhe një vizion të lojës.

 “Poloni-Ukrainë 2012” do të jetë edicioni më i pasur i të gjitha kohërave të 14 Kampionateve Europianeve të futbollit, falë 1,3 miliardë eurove të arkëtuara, ku 84% prej tyre vijnë nga komercializimi i të drejtave dhe aktiviteteve tregtare. Lajmin e dha portali Stageup.com. 

Futbollistët e 16 skuadrave që marrin pjesë në finalet e Euro 2012 kanë një vlerë totale prej 3 miliardë e 756 milionë euro. Kombëtarja më e shtrenjtë është ajo e Spanjës me 653 milionë euro, e ndjekur nga Gjermania me 469 milionë euro. 
Sot
Poloni-Greqi 18:00

POLONIA

Sipërfaqja: 312 685 km2
Popullsia: 38 600 000
Renditja në FIFA: 62
Numri i klubeve: 5891
Numri i lojtarëve: 656 984
Kampion në EURO: jo
Trajner: Franciszek Smuda
Kapiten: Jakub Biaszçikosvki
Skema: 4—2-3-1


GREQIA

Sipërfaqja: 131 940 km2
Popullsia: 10 760 138
Renditja në FIFA: 15
Numri i klubeve: 5768
Numri i lojtarëve: 359 221
Kampion në EURO: 2004
Trajner: Fernando Santos
Kapiten: Jorgos Karagunis
Skema: 4—3-3

Rusi-Çeki 20:45

RUSIA

Sipërfaqja: 17 075 200 km2
Popullsia: 142 905 200
Renditja në FIFA: 13
Numri i klubeve: 17 329
Numri i lojtarëve: 846 736
Kampion në EURO: 1960
Trajner: Dik Advokat
Kapiten: Andrej Arshavin
Skema: 4-4-2

ÇEKIA

Sipërfaqja: 78 866 km2
Popullsia: 10 259 000
Renditja në FIFA: 27
Numri i klubeve: 4108
Numri i lojtarëve: 686 257
Kampion në EURO: 1976
Trajner: Michal Bilek
Kapiten: Tomas Roziçki
Skema: 4-2-3-1




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.