Me një derr në Kiev, një elefant në Krakov, dhe tani, besojeni apo jo, një qelbës në Kharkiv, parashikimi i sporteve i përket tani botës së egër.
Dy vjet pasi oktapodi Paul u bë i famshëm për parashikimet korrekte të rezultateve në Botërorin e Afrikës së Jugut, kanë dalë shumë kafshim që pretendojnë se mund të parashikojnë fatin e ndeshjeve në Ukrainë-Poloni 2012.
Cita është një elefant femër nga India, por që jeton në një kopesht zoologjik në Krakov.
Ajo u zgjodh duke fituar betejën e me një gomar dhe një papagall, pasi parashikoi saktë se Celsi do të fitonte Ligën e Kampioneve.
Ajo zgjodhi se ndeshjen hapëse të Euro 2012, Poloni-Greqi do ta fitojë Polonia, pra pjeprin me flamurin polak.
Në Kiev, derri me emrin Khyrak është parashikuesi, ndërsa qelbësi me emrin Fred është më i riu në botën e basteve.





#1 aron08/06/2012 16:28 Pergjigjuni
Kjo faqe interneti eshte fantastike