HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Mel Ostreni: Neglizhenca e sportistëve është fatale

Shefi i Qendrës Antidopig paralajmëron: “Tre raste dopingu brenda një viti është një alarm i madh”

  • 0 komente
Mel Ostreni: Neglizhenca e  sportistëve është fatale



Dash FRASHËRI - (Gazeta "Telegraf") - Mjeku i njohur sportiv, Mel Ostreni, është shefi i Qendrës Kombëtare të Antidopingut, pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.  Me cilësinë e anëtarit të Komisionit Kombëtar Antidoping, doktor Ostreni, u bën apel për të gjithë sportistëve të mos neglizhojnë, në kontaktin dhe kryerjen e shërbimeve dhe kontrollit antidoping. Ostreni është diplomuar nga UEFA për kryerjen e kontrolleve antidoping në futboll. Qendra Kombëtare e Antidopingut ka nisur zyrtarisht ushtrimin e detyrës së saj më 11 shtator të vitit të kaluar, me kampionatin botëror të vrapimit në mal, ku të autorizuar nga IAAF-i kontrolloi 10 sportistë. Në janar të këtij vitit u kontrolluan 10 atletë, përkatësisht vendet e para në kampionatin kombëtar individual dimëror dhe, nga të cilat, një rast doli pozitiv. 


Doktor Ostreni, dopingu është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në vendin tonë. Së fundi, Komiteti Olimpik Shqiptar vendosi të bëjë kontroll antidoping të gjithë sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Çfarë është arritur konkretisht?

Po, është bërë një marrëveshje me Qendrën tonë, ashtu si dhe me laboratorin që ndodhet në Athinë, si një nga 27 laboratorët e akredituar nga ËADA, kjo e fundit zyrat qendrore i ka në Kanada. Në Europë janë 27 laboratore të tilla. Në përgjithësi, shtetet ku janë zhvilluar kampionate botëror, apo Olimpiada i kanë laboratorët, Portugalia, Spanja, Austria, Franca, Polonia, etj. Në vendin tonë është krijuar një ekip antidopingu. Të gjithë oficerët janë trajnuar jashtë shtetit. Ne jemi dhjetë oficere, ndërsa jashtë janë trajnuar tre inspektorë. Pjesa tjetër është trajnuar të huajt.

Si është situata në Shqipëri?
Është rënduar nga sporti i peshëngritjes. Është një gjë shumë e rëndë që, tre sportistë brenda një viti të dalin me doping, Situata është ndërlikuar, kjo dhe për faktin se WADA në praktikën e saj përdor një koeficient shumëzimi, që do të thotë së, nëse dikush kapet me doping, ata mendojnë se rresht atij janë dhe pesë të tjerë. Kjo është një formulë. 

Kur janë kryer për herë të fundit të kontrollet antidoping?

Para pak ditësh u zhvillua në Tiranë, turneu “Pietro Menea” në atletikë, në nder të ish-rekordmenit italian. Të gjithë fituesit e garave iu nënshtruan kontrollit antidoping nga ana jonë. Dua të theksoj edhe faktin se, kryerja e analizave ka një kosto relativisht të madhe. Vetëm analiza bën 100 euro. Kjo shumë mbulohet nga shteti. Pagesat ndaj oficerëve të antidopingut i paguajën federatat përkatëse. Një shërbim shkon deri në 80 euro. Jashtë Shqipërisë një kontroll shkon deri në 200 euro në ditë. 

Cili është historiku i antidopingut shqiptar?
Qendra e Antidopungut në Shqipëri është krijuar vitin e kaluar, sigurisht me ndihmën e shtetit, pasi pajisjet kushtojnë. Nënshkrimi i konventës që është realizuar 15 vjet më parë, midis Shqipërisë dhe UNESKO-s, pra me gjithë shtetet europiane, na ka vënë para detyrimit që të ushtrojmë kontrolle dopingu. Fillimisht nga 1998-2006, nuk kishim asnjë strukturë, ndërkohë që tani kemi qendrën tonë. Pas vitit 2006, kemi marrë pjesë në Konventën e Europës Lindore të Antidopingut, RADO (Rajonal Antidoping Organisation) e që bëni pjesë që nga Rusia, që sot ka dalë më vete, Serbia, ish-republikat sovjetike, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Armenia. 

Zoti Ostreni, kur është konstatuar për herë të parë gjurma e antidopingut në vendin tonë?

Duke ruajtur edhe konfidencialitetin, rasti i parë daton para viteve 1990. Më pas kemi disa raste ne vitet 1990-2001. Rastet me të bujshme i takojnë peshëngritjes si dhe ndonjë rast në volejboll dhe atletikë. Nuk ka munguar edhe një rast nga futbolli (kosovari Alban Dragusha i Besës së Kavajës).

Sa të vetëdijshëm janë sportistët në parandalimin e përdorimit të substancave të ndalura?

Sigurisht, sportistët, trajnerët e tyre janë të mirinformuar, apo janë të detyruar të jenë të tillë. Ata janë të vetëdijshëm për rrezikun që sjell në karrierë. Nga viti 2010, Qendra Kombëtar Antidoping, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Sporteve në MTKRIS, u dërgojmë federatave përkatëse listën e substancave të ndaluara, edhe kur shtohen të reja, dhe që është e njëjta me atë që publikon WADA. Nga ana tjetër, ato mund të gjenden të publikuara në faqen zyrtare të WADA-s dhe janë lehtësisht të gjindshme dhe të verifikueshme. Sportistët që janë kapur, janë ata që kanë shkuar në aktivitetet ndërkombëtare. Ata janë të mirinformuar për këtë për listën e ilaçeve që merr. Nuk mund të thuash se nuk e pashë, pasi je i detyruar ata shohësh, ose me qartë je i detyruar të konsultohesh. Sportistët neglizhojnë, dhe ato të çojnë në ato pasoja. Rasti i fundit, i Qerimajt, ka të bëjë me faktin se substanca është e lejueshme në stërvitje, por jo në garë. Sportistët mund të kapen në garë, apo gjatë periudhës stërvitore. 


Tre inspektorët antidoping

Qendra Kombëtare e Antidopingut është në një investigim të vazhdueshëm, pasi ka strukturat e saj. Janë tre inspektorë antidopingu: Mel Ostreni, Emil Kalimeri dhe Sidrita Haxholli, kjo e fundit merr kampionët e femrave. Në rastin e zhvillimit të kampionateve, angazhohen edhe persona të tjerë. 

Marrja e analizave

Inspektorët u bëjnë analiza antidopingu sporteve ekipore dhe atyre individuale. Në ndeshjet e basketbollit, volejbollit, etj, analizat u kryen katër sportistëve të zgjedhur rastësisht, nga dy për çdo ekip. 

Në fokus edhe futbolli

“Deri tani, për disa arsye objektive të miat, - tha mjeku Ostreni, - nuk kemi nisur akoma me kryerjen analizave të antidopingut në futboll, por këtë do ta realizojmë së shpejti dhe është në rrugë të mbarë”.


Kush kontrollohet
Kur zhvillohet një ndeshje, minimumi është katër sportistë nga dy për çdo ekip, por ky numër mund të shkojë dhe gjashtë, apo tetë. Përsa u përket lojërave individuale, fituesit apo rekordmenët janë të detyruara të kryejnë kontrollin antidoping. Në Botë kryen rregullisht tre vendet e para, kurse tek ne, edhe për shkak të kostos, kryejmë kontroll antidoping për vendet e para




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.