HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Goditje e rende, pezullohet Erkand Qerimaj

Peshengritesi shkodran do te dorezoje titullin e kampionit te Europes te marre ne Antalia. Ne harkun e nje viti jane ndeshkuar edhe Shqiponja Brahja dhe Ilirjan Suli

  • 0 komente
Goditje e rende, pezullohet Erkand Qerimaj



Peshëngritja shqiptare mori një tjetër goditje të rëndë. 

Erkand Qerimaj, sportisti me më shumë medalje në Shqipëri, u pezullua katër vjet nga aktivitet kombëtare dhe ndërkombëtare, deri në 22 maj të vitit 2016. 

Vendimi u morr nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, që e zyrtarizoi lajmin në faqen e saj, dhe rezulton i dyti më i rëndë, pas atij të marrë ndaj Fetie Kasajt, në vitin 2007.


Gjithashtu, Erkand Qerimajt i hiqet titulli Kampion Europe në peshën 77 kilogramë, i fituar në Antalia të Turqisë, si dhe shperbilimin e akorduar nga Ministria e Sporteve (4 milione leke)


24-vjeçari, tashmë një ish-kampion i Europës në peshën 77 kg (348 kg në dygarësh) rezultoi pozitiv në testet antidoping, pasi iu gjet nëj substancë e ndaluar e familjes “Metyl hexanamine”, e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011. 

Sipas rregullores së substancave të ndaluara dhe listës së metodave të Agjencisë Botërore të AntiDopingut, prezenca e këtij steroidi anabolik në urinë konsiderohet si thyerje e ligjeve të sipërpërmendura.

Pas heqjes së titullit, kampion i Europës në peshën 77kg do të jetë rumuni Razvan Martin. 

Shqipëria koleksionoi gjashtë medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Antalia të Turqisë: tri të arta (dy nga Erkand Qerimaj dhe një nga Romela Begaj), dy argjendi (një Erkand Qerimaj dhe një Romela Begaj) si dhe një të bronztë (Daniel Godelli), por tani ato do të reduktohen në të tre të tilla: dy Begaj dhe një Godelli.


Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike “Londër 2012” me pesë shtangistë: katër meshkuj dhe një femër. Nga peshëngritësit meshkuj do të jenë Andi Karina, Daniel Godelli, Hysen Pulaku dhe Briken Calja, ndërsa nga femrat, Romela Begaj. 

Qerimaj është i treti peshëngritës shqiptar në harkun e një viti, që pezullohet për përdorim dopingu, pas Shqiponja Brahjas dhe Ilirijan Sulit. 

Pak kohë më parë, Ilirjan Suli u përjashtua nga arena ndërkombëtare deri në 4 prill 2016 për doping, pasi rezultoi pozitiv me “Methandienone”. 

Peshëngritësja Shqiponja Brahja u gjet me “Steroid Anabolik”, substancë kjo e ndaluar nga Agjensia Botërore Antidoping.

38-vjeçarja Brahja u rendit në vendin e shtatë në botërorin e Parisit vitin e kaluar, por pasi rezultoi pozitive dhe u pezullua 4 vjet.


Qerimaj u kontrollua tetë ditë para Europianit të Antalias dhe ditën e garës edhe kur fitoi dy medalje të arta dhe një argjendi. 

Sipas Qerimajt, ai ka përdorur vitamina Badu Sërxh, por që lejoheshin të konsumoheshin gjatë seancave stërvitore dhe jo gjatë garës.

Në shkresën zyrtare të dërguar më 4 maj nga këshilltarja ligjore, Monika Ungar, (e njëjta që informoi palën shqiptare për rastin me doping të Shqiponja Brahjas) thuhet se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur “Methylhexanamine”.

Sipas analizës laboratorike, në mostrën urinare të sportistit është gjetur ‘Methylhexanamine’ (S6.Stimulant). Sipas rregullores së substancave të ndaluara dhe listës së metodave të Agjencisë Botërore të AntiDopingut, prezenca e këtij steroidi anabolik në urinë konsiderohet si thyerje e ligjeve të sipërpërmendura.


Erkand Qerimaj ka fituar një numër të madh medaljesh ndërkombëtare, të rangut europian e botëror, ku spikasin titulli kampion Europe (2012); bronz në Europian (2010), kampion i Lojërave Mesdhetare (2009), argjend në Europianin për të rritur (2009). 

Për herë të parë në një garë ndërkombëtare Qerimaj ka garuar në vitin 2003, kur ishte 14 vjeç, pikërisht në Botërori e të rinjve, 2003 (vendi i 27-të, pesha 56 kg).

Erkand Qerimaj është një prej tre kampionëve të botës që ka nxjerrë Shqipëria, së bashku me legjendën Ymer Pampuri (1972, në stilin e forcës) dhe Daniell Godellin për rë rinj (2011). Qerimaj është shpallur kampion i botës për të rinj në vitet 2006 dhe 2007.

Qerimaj, i cili zuri vendin e 13-të në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, nuk do të ketë mundësi më të garojë për “Londër 2012” dhe tashëm është zëvendësuar nga peshëngritësi Andi Karina. 

Erkand Qerimaj, i cili hodhi poshtë konkluzionet e analizës “A” dhe apeloi çështjen në Federatën Botërore të Peshëngritjes, u përfaqësua në panelin e gjykimit nga sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja dhe doktori i ekipit kanadez, shqiptaro-kanadezi Alban Merepeza. 

Në një prononcim për mediat, Qerimaj tha se nuk i pranonte sërish përfundimet e provës “B” dhe se do ta hidhte çështjen në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë të Zvicrës.

Pas vendimit të Federatës Botërore të Peshëngritjes për pezullimin e tij me 4 vjet, peshëngritësi Erkand Qerimaj konfirmoi se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, për ulje të dënimit. 

Përpara mediave, Qerimaj deklaroi se ai u befasua nga dënimi prej katër vjetësh, pasi pezullimet për përdorimin e methylhexa-neamine janë disa mujore dhe jo vjetore.

Sportisti kërkon edhe ndihmën e shtetit shqiptar në këtë betejë, në mënyrë që të përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike të Londrës. 

Dhe sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja, i cili bëri të ditur se Federata do të mbështesë peshëngritësin shqiptar në kërkesën e tij për uljen e dënimit.

Që të verë në lëvizje trupën e gjykatësve sportivë, Qerimaj dhe përfaqësuesit e tij duhet të derdhin një shumë prej 100 mijë eurosh. 

Pas marrjes së titullit Kampion i Europës, Erkand Qerimaj, u nderua me dekoratën “Mjeshtër i Madh” nga ana e Presidentit të Shqipërisë, z.Bamir Topi, si dhe iu dha pllakata “Nderi i Akademisë së Shkencave”, për kontributin e tij të veçantë në sportin e peshëngritjes.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.