HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Flamurtari-Memelli, martesa gati


Sulmuesi pogradecar ka luajtur me parë në Vlorë në sezonin 2009-2010

  • 0 komente
Më 28 janar të 2010-s, Migen Memelli, i cili kishte luajtur në pjesën e parë të sezonit 2009-2010 me Tiranën, u transferua te Flamurtari.

Ish-sulmuesi i Bran Bergenit (Norvegji) dhe Gais (Suedi), Migen Memelli e justifikoi plotësisht veten, duke u shndërrua në harkun e katër muajve në heroin dhe idhullin e tifozerisë vlonjate. 

Falë golave të Migen Memellit, Flamurtari mbijetoi në Kategorinë Superiore, duke e mbyllur sezonin (2009-2010) në vendin e pestë.

Presidenti Shpëtim Gjika nuk e harroi kurrë golashënuesin më të mirë të sezonit 2009-2010 (22 gola me fanellën e Tiranës), por dhe Memelli, i cili i shpenzoi dy vitet fundit te Al-Faisaly dhe Al Taawon, nuk i kurseu deklaratat e dashurisë në distancë nga Arabia Saudite.

”Martesa” midis Flamurtarit dhe Migen Memellit mund ripërsëritet, pasi sulmuesi konsumoi një drekë pune me presidentin Shpëtim Gjika.

Trajneri Shkëlqim Muça e dëshiron në skuadër, pasi eksperienca ndërkombëtare e Migen Memellit do t’i vlejë shumë në Ligën e Europës. 

Memelli ka luajtur ne Shqipëri edhe me Skënderbeun (2 herë), Elbasanin, Teutën dhe Laçin.


Në listën e vlonjatëve është argjentinasi Rafael Soza, i cili ka fituar dy tituj kampion me Dinamon dhe Skënderbeun.

Në dispozicion të Muçës janë dhe Pejiç, Pezo, Rajoviç dhe Lena.

Flamurtari, më 10 qershor do të niset drejt Maqedonisë, ku do të qëndrojë 15 ditë, përpara se të luajë në Ligën e Europës.

Shorti do të bëhet i ditur, më 25 qershor




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.