Kanë mbetur edhe vetëm 24 ore nga nisja e Kampionatit Europian 2012, që do të zhvillojë finalet nga data 8 qershor deri më 1 korrik në Poloni dhe Ukrainë.
Poloni/Ukrainë u perzgjodh nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s duke mposhtur ofertat Kroaci/Hungari dhe Itali. Kjo është hera e tretë që dy vende organizojnë së bashku një kampionat, pas atyre Belgjikë/Holandë (2000) dhe Austri-Zvicër (2008).
Ky është Kampionati i 14-të Europian, qysh kur nisi në vitin 1960, në Francë. Në finalet e Euro 2012 marrin pjesë 16 skuadra, dhe kjo është hera e fundit ku marrin pjesë kaq ekipe, pasi në Euro 2016 (në Francë) do të jenë 24.
Kualifikueset u diskutuan midis 51 ekipeve, nga gushti i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2011. Fituesi i Kampionatit Europian do të marrë pjesë automatikisht Kupën e Konfederatave 2013, që do të zhvillohet në Brazil, një vit pata fillimit të Kampionatit Botëror 2014.
16 EKIPET- Ekipet finaliste të Euro 2012 janë Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Portugalia, Irlanda, Rusia, Spanja, Franca, Suedia, ku Polonia Ukraina e kanë prerë biletën si vende organizatore. Franca ishte fituese e grupit ku ndodhej edhe Shqipëria. Spanja është kampionia në fuqi dhe lufton të arrijë trofeun e tretë rresht, pasi ka fituar Euro 2008 dhe Botërorin 2010, çka do ta bënte atë të parin ekip me këtë arritje.
SHORTI- U hodh më 2 dhjetor 2011, në Pallatin e Arteve të Kievit, në Ukrainë. Ceremonia u drejtua nga Olga Freimut dhe Piotr Sobczinski, dy prezantues televizivë nga të dyja vendet organizatore. 16 ekipet u ndanë në katër vazo në bazë të koeficientit të fortësisë. Si dy vende organizatore, Polonia dhe Ukraina u vendosën automatikisht në vazon 1, së bashku edhe Spanjën, si kampione në fuqi, dhe Holanda. Sferat u tërhoqën nga katër lojtarë ish-kampionë: Horst Hrubesh (Gjermani), Marko van Basten (Holandë), Peter Shmajkel (Danimarkë) dhe Zinedin Zidan (Francë).
GJYQTARËT - UEFA ka caktuar 12 gjyqtarë dhe katër gjyqtarë të katërt për Euro 2012, më 20 dhjetor 2011. Çdo ekip është i përbërë nga pesë gjyqtarë nga i njëjti vend: një gjyqtar kryesore, dy asistentë dhe dy ndihmës të tjerë pranë portës, të gjithë me stemën e FIFA-s. Gjyqtarët kryesorë janë: Hauard Ueb (Angli), Stefan Lanoi (Francë), Volfgang Shtark (Gjermani), Viktor Kasai (Hungari), Nikola Ricoli (Itali), Bjorn Kuipers (Holandë), Pedro Proença (Portugali), Krejg Tomson (Skoci), Damir Skomina (Slloveni), Velaskos Karbajo (Spanjë), Jonas Erikson (Suedi) dhe Çynejt Çakir (Turqi).
LOGOJA DHE SLOGANI- Slogani i kompeticionit të Euro 2012 është “Të bëjmë historinë së bashku”. Slogani reflekton faktin se, Polonia dh e Ukraina ishin të bashkuara në të kaluarën, si në vend i vetëm, ndërkohë që tani përfaqësojnë ambiciet e dy vendeve lindore që synojnë të bëjnë performancën më të mirë në historinë e Kampionateve Europiane. Logoja zyrtare e turneut u zbulua në një mbrëmje speciale, në Kiev, më 14 dhjetor 20009. Ajo ka motive vizuale të identitetit të Ukrainës dhe Polonisë. Format e artit simbolizojnë natyrën dhe zonat rural të dy vendeve.
TOPI- Topi zyrtar i ndeshjeve të Euro 2012 quhet “Adidas Tango 12”, që është i dizenjuar që të jetë më i lehtë në të dribluar dhe kontrolluar, në raport me të paparashikueshmin “Adidas Jabulani” i përdorur në Botërorin 2010. Topi u prezantua zyrtarisht, më 2 dhjetor të vitit 2011, pikërisht gjatë hedhjes së shortit. Ky është topi i 12-të i dizenjuar nga Adidas. Dizajni dhe ngjyrat janë të frymëzuara nga koloriti i flamujve të dy vendeve, artit dekorativ, dhe një lidhje karakteristike e futbollit: bashkim, rivalitet dhe pasion. Topi u përdor në
MASKOTI - Slavek & Slavko janë emrat e dy binjakëve të maskotit zyrtar të Euro 2012. Ata përfaqësojnë futbollistët polakë dhe ukrainas të veshur në ngjyrat e uniformave të dy vendeve. Maskoti u prezantua në dhjetor të vitit 2010. Në fakt, qysh nga viti 2008 u hap një votim në lidhje me ermin që do të kishin dy binjakët: “Slavek dhe Slavko”, “Siemko dhe Strimko’ dhe “Klemek dhe Ladko”. Maskoti u dizenjua nga kompania e njohur amerikane “Uondër Bros”.
BILETAT- U shitën direkt nga UEFA përmes faqes së internetit, ose përmes federatave të 16 vendeve finaliste. Gjithsej janë 1.4 milionë bileta për 31 ndeshjet e turneut. Rreth 12 milionë aplikime u bënë në internet për të blerë një bilete. Çmimet variojnë nga 30 euro (më e lira në fazën e grupeve) dhe deri në 600 euro në ndeshjen finale.
TROFEU- Trofeu filloi udhëtimin e tij në qytetet mikpritëse shtatë jave përpara fillimit të turneut. Më 20 prill 2012, nisi edhe turi i prezantimit të trofeut në Poloni (Varshavë, Vroklav, Gdansk, Poznan, Krakov, Katovicë dhe Lodz) si dhe në Ukrainë (Kiev, Ivano-Frankvisk, Dontesk, Dnipropetrovsk, Lviv, Odesa). Vlera e trofeut të bërë nga argjend të pastër është 20 mijë euro. Lartësia e tij është 60 cm, pesha 8 kg.
KËNGA- Kënga zyrtare e Euro 2012 quhet “Verë pa fund” dhe këndohet nga gjermania Oseana. Melodia është kompozuar nga Rollo Armstrong. Kënga zyrtare polakë për këtë kampionat është “Koko Euro Spoko’, e kënduar nga grupi folklorik Jarzebina. Gjithashtu, Irlanda kompozoi këngën “Rruga e ashpër drejt Polonisë”.
Tetë stadiumet e finaleve
Takimet do të zhvillohen në tetë qytete dhe stadiume, katër në Poloni dhe katër në Ukrainë. Stadiumet në Poloni ndodhen në Gdansk, Poznan, Varshavë and Vloklau; në Ukrainë ndodhen në Dnipropetrovsk, Donetsk, Kiev dhe Lvov. Sipas formatit të aplikuar dhe në Euro 1992, Euro 1996 dhe Euro 2008, secili nga katër grupet do të luajë në dy stadiume secili. Gjashtë nga tetë stadiumet janë të rinj, ndërkohë që dy të tjerë kanë bërë rikunsktruktime masive, për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga UEFA.




