Shqipëria ngjiti pesë vende në ranglistën e FIFA-s, për muajin qershor, duke u pozicionuar tani në vendin e 79-të nga 208 kombe që aderojnë në qeverinë botërore të futbollit, teksa në maj renditeshim në vendin e 84-t.
Dy fitoret në miqësoret ndërkombëtare, me Katarin (2-1), në Madrid dhe Iranin (1-0), në Stamboll, u dhuruan kuqezinjve të Xhani De Biazit edhe një bonus prej +67 pikësh, duke qenë tani në kuotën e 451 pikëve, kundrej 384 që kishim në muajin maj.
Në renditjen specifike europiane, pra të zonës UEFA, Shqipëria pozicionohet në vendin e 36-të nga 53 vende, duke lënë pas emra të tillë si Izraeli apo Bullgaria.
Moldavia, kundërshtarja e Shqipërisë, në miqësoren e 15 gushtit (në “Qemal Stafa”) renditet në vendin e 140-të (212 pikë).
Qipro, kundërshtari i parë në eliminatoret e Botërorit 2010, renditet në vendin e 125-të (266 pikë), por ka bërë një ngjitje prej +6 vendesh.
Renditja botërore kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Uruguai, që nga ana e tij la pas Gjermaninë.




