Shqipëria U-21 do të luajë sot kundër Portugalisë dhe gjasht më pas ndaj Rusisë (12 qershor), në dy ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Kampionatit Europian 2013 të asaj moshe.
Trajneri Skënder Gega ka në dispozicion 18 lojtarë për të përballuar Portugalinë e vendit të dytë në grupin tonë (6), ku bëjnë pjesë edhe Polonia e Moldavia.
Trajneri Gega ka thirrur një grup lojtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, duke ndërtuar kështu virtualisht “Shqipërinë e Madhe”, pasi pesë janë kosovarë (Sallaj, Brahimi, Fejzullahu, Bajraktari, Gashi) dhe një shqiptaro-maqedonas (Tahipi). Nga 18 futbollistët, 9 prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar.
Portugali-Shqipëri do të luhet në orën 22:00, në Marina Grande, dhe do të gjykohet nga greku Stavros Tristsonis. Ndeshja e parë në zhvilluar në “Niko Dovana”, përfundoi në barazim 2-2. Të dy golat e Shqipërisë u shënuan nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili ndodhet në grupin aktual të lojtarëve dhe është shënuesi më i mirë i Shpresave, me 6 gola në pesë ndeshje.
Pas kthimit nga Portugalia, Kombëtarja U-21 do të përgatitet për ndeshjen ndaj Rusisë (në Moskë), kryesueses së grupit tonë, e që ka marrë pikë të plota, 12, nga katër ndeshjet e para. Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në “Niko Dovana”, Rusia fitoi 1-0 me një gol me penallti, pikërisht në debutimin e trajnerit Skëndër Gega, ky i fundit pasoi Artan Bushatin.
Në pesë ndeshjet e deritanishme, Shqipëria ka grumbulluar 5 pikë: 1 fitore me Moldavinë (4-3), një barazim me Portugalinë (2-2), si dhe tri humbje: dy me Poloninë (3-0, 4-3) dhe një me Rusinë (1-0).
EURO U-21
NDESHJET E SHQIPËRISË
Shqipëri-Poloni 0-3
Shqipëri-Moldavi 4-3
Poloni-Shqipëri 4-3
Shqipëri-Rusi 0-1
Shqipëri-Portugali 2-2
Portugali-Shqipëri 06.06
Rusi-Shqipëri 12.06
Moldavi-Shqipëri 06.09
RENDITJA
1 Rusia 4 12
2 Portugalia 5 8
3 Polonia 5 7
4 Shqipëria 5 4
5 Moldavia 5 3
LOJTARËT
Stivi Frashëri Bylis
Xhino Sejdo Tirana
Agonit Sallaj Biel-Bien
Leotrim Gashi Okser
Alfred Delliallisi Teuta
Albi Dosti Teuta
Bekim Balaj Tirana
Fabio Hoxha Vareze
Mërgim Barjaktari Thun
Bruno Dita Dinamo
Elvis Prenci Kukësi
Arbnor Fejzullahu Besa
Shpend Matoshi Kiaso
Gjelbërim Tahipi Shkëndija Tetovë
Gers Delia Zejtun Korinthias
Idriz Batha Partizani
Armando Sadiku Lokarno
Armando Vajushi Liteks Loveç
Mërgim Brahimi Grasshopers
Trajner: Skënder Gega





#1 tili06/06/2012 14:58 Pergjigjuni
rrofte shqiperie madhe vdekje tradhetarve .. une jame nga jugu i shqiperis , po sa per shqiptare qe jetojne ne maqedonin artificjale , dua tu theme ju se jane me shqipetar se shqipetaret e tjere dhe mose haroni dibren qe eshte ajka e shqiperis . mos ndillni percarje jemi nje dhe do bashkohemi do behemi me te forte.. forca shqiperia
#2 Ardit06/06/2012 03:43 Pergjigjuni
Gjelbrim Taipi luan ne Shkendije te Tetoves por nuk eshte shqiptar nga Maqedonia. Eshte nga Ternoci (afer Bujanocit).
#3 05/06/2012 13:46 Pergjigjuni
per komentuesin lart ^^ nuk kane faj gazetaret fajin na e kane nderkombetaret edhe vet ne si komb ti rrofsh qe ndihesh shqiptare te uroj mbarsi
#4 sqarim05/06/2012 12:45 Pergjigjuni
me vjenn shum keq kur na quheni shqiptaro maqedonas,o ty zotri maqedonasit fyejn gjith at shka esht shqiptare e ty po mendon se aj luan per shqiprin jo jo une vetem se jam shqiptar nga ilirida dhe vdes perb flamurin tim kombtar tung