Kampionati Europian i vitit 1996 (i dhjeti) u zhvillua në Angli (8-30 qershor 1996) dhe u fitua nga Gjermania, e që e “nationalmanschaft” skuadrën me më shumë trofe - 3 - në kontinent. Gjermania e fitoi kampionatin, duke mundur ♀8ekinë me “golden goal” (golin e artë) në kohën shtesë. Ky ishte kampionati i parë me 16 skuadra në fazën finale. Turneu u zhvillua në tetë qytete: Londër, Mançester, Birmingam, Liverpul, Lids, Shefild, Njukasëll dhe Nontigem. Edhe pse jo të gjitha biletat e ndeshjeve u shitën, Euro 1996 pati ndjekjen më të madhe në historinë e kompeticionit (1 milion e 276 mijë shikues) dhe mesataren më të lartë për ndeshje (41 158) në formatin me 16 skuadra.
ELIMINATORET - Në shortin e hedhur, më 22 janar 1994, Shqipëria bënte pjesë në vazon e 5-të nga 6 të tilla, e ku bënin pjesë jo pak, por 47 skuadra europiane, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë, si dhe hyrjes së Lihtenshtejnit. Shqipëria mori pjesë në grupin 7, të fituar nga Gjermania dhe Bullgaria. 15 ekipe shkuan në Angli - e kualifikuar direkt si vend organizator, ku gjashtë prej tyre merrnin pjesë për herë të parë në finalet e një Europiani: Rumania dhe Franca (nga grupi 1), Spanja dhe Danimarka (2), Zvicra dhe Turqia (3), Kroacia dhe Italia (4), Çekia (5), Rusia dhe Skocia (8). Holanda fitoi vendin pas fitores 2-0 me Irlandën në “play-off”.
GRUPET - Ekipet u ndanë në katër grupe me nga katër skuadra, ku kualifikoheshin për në fazën çerekfinale me eliminim direkt dy të parat. Nga grupi A u kualifikuan Anglia dhe Holanda (u eliminuan Skocia dhe Zvicra); nga grupi B: Franca dhe Spanja (u dogjën Rumania dhe Bullgaria); nga grupi C: Gjermania dhe Çekia (nuk kaluan Italia dhe Rusia) dhe nga grupi D: Portugalia dhe Kroacia (u skualifikuan Danimarka dhe Turqia). Turqia u bë ekipi i parë, qysh kur u futën ndeshjet në grupe që, u eliminua pa fituar një pikë dhe shënuar një gol.
ÇEREKFINALET- Faza me eliminim direkt dhe ajo gjysmëfinale u karakterizua nga një dukur negative, lojë mbrojtëse: si rezultat u shënuan vtëm 9 gola në shtatë ndeshje dhe katër prej tyre u vendosën nga gjuajtjet e penalltive. Rezultatet: Gjermani-Kroaci 2-1; Spanjë-Angli 0-0 (2-4 p); Çeki-Portugali 1-0 dhe Francë-Holandë 0-0 (5-4 p).
GJYSMËFINALET - Gjermani-Angli dhe Çeki-Francë ishin akoma më dramatike, pasi gjithçka u vendos nga seria e gjuajtjeve të penalltive. Anglia, që shpresonte të fitonte Europianin e parë, pasi kishte fituar po Botërorin në vitin 1966 në shtëpinë e saj, u eliminua me penallti 6-5. Sauthgejt gaboi në penalltinë e gjashtë për anglezët. Çekia fitoi po 6-5 ndaj Francës së djaloshit Zinedin Zidan, gaboi Pedros për francezët.
FINALJA - Finalja pa një përsëritje dramatike të finales së vitit 1976, kur Çekosllovakia mundi Gjermaninë Perëndimore. Patrik Berger shënoi në minutën e 59-të për çekët nga pika e bardhë, ndëkohë që gjermanët nuk po çanin dot. Largimi i fantazistit Mehmet Sholl solli në fushë Oliver Bierhofin, një goditës perfekt me kokë. Bierhof barazoi në minutën e 73-të. Ndeshja shkoi në shtesa, që zgjatën vetëm pesë minuta, pasi Oliver Bierhof shënoi sërish në minutën e 95-të, me “golin e artë”, të parin në historinë e Europianëve. Gjermania, kampione për herë të tretë, por për të parën herë si komb i bashkuar. Nentë kampionatet e mëparshme kishin njohur këta fitues: Euro 1960, u fitua nga Bashkimi Sovjetik; Euro 1964, nga Spanja; Euro 1968 nga Italia dhe Euro 1972, nga Gjermania Perëndimore, Euro 1976 nga Çeksollovakia, Euro 1980 nga Gjermania Perëndimore, Euro 1984 nga Franca, Euro 1988 nga Holanda, Euro 1992 nga Danimarka.
64 gola
u shënuan në 31 ndeshjet e finaleve në Euro 1996, me një mesatare 2.06 gola për ndeshje.
3 minuta
u mjaftuan anglezit Shirer dhe bullgarit Stojçkov për të shënuar golat më të shpejtë.
5 gola
realizoi sulmuesi i Anglisë, Alen Shirer, i cili fitoi edhe “Këpucën e Artë”.
GJYSMËFINALET
Francë-Çeki 0-0
(5-6 me penallti)
Gjermani-Angli 0-0
(6-5 me penallti)
FINALJA
(30 qershor 1996, Londër)
Çeki-Gjermani 1-2
Berger 59’(p)/ Bierhof 73’, 95’
Gjermania fitoi me “Gol të Artë”
Ekipi kampion i Gjermanisë
Andreas Këpke, Shtefan Rojter, Marko Bode, Shtefën Frojnd, Tomas Helmer, Matias Zamer, Andres Mëller, Mehmet Sholl, Fredi Bobiç, Shtefan Kuntc, Oliver Kahn, Mario Basler, Markus Babel, Jurgen Koheler, Rene Shnajder, Kristian Zige, Jurgen Klinsman, Tomas Shtrunc, Oliver Bierhof, Diter Ejlts, Oliver Rek dhe Jens Todt.
Trajner: Berti Fogts
Ekipi ideal i Euro 1996
Portier: Andreas Këpke (Gjermani). Mbrojtës: Lorent Blank (Francë), Marsel Desaji (Francë), Matias Zamer (Gjermani), Paolo Maldini (Itali). Mesfushorë: Pol Gaskonj (Angli), Karel Poborski (Çeki), Diter Ejlts (Gjermani). Sulmues: Alen Shirer (Angli), Hristo Stojçkov (Bullgari) dhe Davor Shuker (Kroaci).
Sulmi terrorist
në Mançester
Faza e parë e finaleve u la në hije, pas një sulmi terrorist të ndodhur në qytetin e Mançesterit, më 15 qershor 1996, një ditë para ndeshjes në grupe midis Gjermanisë dhe Rusisë, në “Old Traford’. Shpërthimi ndodhi një furgon-bombë në qendër të qytetit e që plagosi 220 persona dhe shkaktoi një dëm të llogaritur në 700 milionë sterlina. Pesë ditë pas shpërthimit, Ushtria e Përkohëshme Republikane Irlandeze, IRA, mori përgjegjëinë e aktit, por duke shprehur keqardhjen për plagosjen e civilëve. Shpërthimi i bombës në Mançester ishte akti i parë i madh terrorist në një qytet organizator në një Kampionat Europian. Ndeshja midis Gjermanisë dhe Rusisë (3-0) u zhvillua në masa të rrepta sigurie dhe u ndoq nga 50 700 shikues.
Shqipëria regjistron
fitoren e parë
në transfertë
Kampionati Europian i vitit 1996 ishte i shtati për Shqipërinë, pas atyre në Euro 1964, 1968, 1972, 1984, 1988 dhe 1992 (kuqezinjtë munguan në Euro 1960, Euro 1976 dhe 1980). Në “Angli 1996”, Kombëtarja u drejtua nga Neptun Bajko. Eliminatoret nisën me e përfunduan me ndeshjet kundër Uellsit: një humbje 2-0 më Kardif (7 shtator 1994) dhe një barazim 1-1 në Tiranë (15 nëntor 1995, gol i Sokol Kushtës me penallti, në të 5’). Gjermania na mundi dy herë 2-1: në Tiranë dhe Kaiserslautern (dhe po kështu Gjeorgjia). Por, në këto eliminatore, Shqipëria regjistroi për herë të parë dy fitore, dhe ndaj të njëjtit kundërshtar: Moldavisë. 3-0 në Tiranë me dy golat e realizuar nga Sokol Kushta (31’ e 80’) dhe golin e mbrojtësit Salvador Kaçaj (41’). Në Kishinau (7 qershor 1995), është Rudi Vata (71’) ai që firmosi golin e 3-2 për Shqipërinë, kur më parë kishin shënuar Sokol Kushta dhe Arjan Bellaj. Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në një ndeshje në transfertë. Në këto eliminatore spikat dhe barazimi 1-1 kundër Bullgarisë në Tiranë (goli të Hristo Stojçkovit, ju kundërpërgjigj Altin Rraklli).




