Xhovani Trapatoni do të bëhet trajneri më i vjetër në moshë në finalet e një Kampionati Europian, kur të dielën italiani do të drejtojë Irlandën e tij në ndeshjen kundër Kroacisë.
Ai do të jetë 73 vjeç e 85 ditë. I njohur për batutat e tij, Trap tha: “Unë jam një djalosh 73 vjeç”.
Trapatoni do të thyejë në stadiumin e Poznanit rekordin e kompeticionit, të mbajtur nga ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç, i cili në finalet e Euro 2004 drejtonte Kroacinë dhe ishte 71 vjeç e 2 ditë. Për fat të keq, Bariç e festoi 71-vjetorin e tij me humbjen 4-2 me Anglinë.
Ishte akti final i Oto Bariçit si trajner i Kroacisë, përpara se ai të zëvendësohej nga 47-vjeçari Zlatko Kranjçar. Dy vjet më pas vendin e Kranjçarit e zuri një i ri energjik: Slaven Biliç, i cili u bë trajneri më i ri në moshë, që udhëhiqte vendin e tij në raundin me eliminim direkt në një kompeticion të madh, e që mbërriti deri në gjysmëfinale.
Europianët kanë njohur disa trajnerë “plakushë”. Në dy kampionatet e fundit europiane, fituesit ishin Luis Aragnes (39 vjeç e 337 ditë) dhe Oto Rehagel (65 vjeç e 327 ditë), që të dy pensionistë.
MË TË MOSHUARIT
73 vjeç e 85 ditë: Xhovani Trapatoni (Irlanda, 2012)
71 vjeç e 2 ditë: Oto Bariç (Kroacia, 2004)
69 vjeç e 337 ditë: Luis Aragones (Spanja, 2008)
69 vjeç e 215 ditë:: Oto Rehagel (Greqi 2008)
69 vjeç e 40 ditë: Vujadin Boshkov (Jugosllavi, 2000)
68 vjeç e 215 ditë: Karel Bryckner (Çeki, 2008)
MË TË RINJTË
36 vjeç e 333 ditë:: Sreçko Katanec (Slloveni, 2000)
36 vjeç e 355 ditë:: Mishel Platini (Francë, 1992)
37 vjeç e 255 ditë: Frank Rijkard (Holandë, 2000)
38 vjeç e 321 ditë:: Mircea Lucesku (Rumani, 1984)
39 vjeç e 271 ditë:: Slaven Bilić (Kroaci, 2008)




