Kampionati Europian i vitit 1992 u zhvillua në Suedi (10-26 qershor 1992). Fituese doli Danimarka, një skuadër që mbërriti në finale, jo se rezultat i kualifikueseve, por si ekipi që zëvendësoi Jugosllavinë, për shkak të shpërbërjes dhe luftrave të që po zhvilloheshin në atë kohë në vendin ballkanik. Suedia fitoi ndaj Spanjës si vend organizator i finaleve të Euro 1992. Finalet e luajtën në Goteborg, Solna, Malmo dhe Norkeping. “Suedi 1992” ishte kampionati i nëntë. Danimarka shokoi kontinentin, kur portier Petër Shmajkël priti në gjysmëfinale, penalltinë gjuajtur nga Marko van Basten, në serinë e 11-metërshave, duke eliminuar Kampionen në fuqi të Europës. Shoku ishte më i madh, kur ajo mundi 2-0 në finale, Gjermaninë, Kampionen në fuqi të Botës.
ELIMINATORET - Morën pjesë 32 përfaqësuese, përfshirë dhe Shqipërinë (në grupin 1). Skuadrat u ndanë në 7 grupe, nga të cilat vetëm vendet e para do të shkonin në finale, pasi Suedia mori pjesë si vend organizator. Kjo ishte hera e fundit që, në finale merrnin pjesë tetë skuadra, pasi në Euro 1996 numri u rrit në 16. Në finalet e Europianit shkuan: Franca (nga grupi 1), Skocia (2), Bashkimi Sovjetik (3), Gjermania (5), Holanda (6) dhe Anglia (7) dhe Danimarka, që zëvendësoi Jugosllavinë në grupin 4.
GRUPET - Suedia, Danimarka, Franca dhe Anglia bënin pjesë në grupin A. Suedia vendase e nisi me barazimin 1-1 me Francën, ashtu si Danimarka 0-0 me Anglinë. Franca dhe Anglia barazuan 0-0, ndërkohë që Suedia mposhti 1-0 Danimarkën, duke kapur vendin e parë në grup pas fitores edhe 2-1 me Anglinë. Në gjysmëfinale shkuan Suedia dhe Danimarka. Nga grupi B, ishin Gjermania dhe Holanda, ato që shkuan në gjysmëfinale, duke nxjerrë jashtë loje Skocinë dhe Bashkimin Sovjetik. Holanda mundi 3-1 Gjermaninë.
GJYSMËFINALET - Gjermania shoi shpresat e Suedisë për titullin kampion, pas fitores 3-2 në Solna, ku spikati dygolëshi i Ridëll. Holandë-Danimarkë, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt dhe në shtesa, kërkoi gjuajtjen e penalltive, të fituar 5-4 nga danezët. Marko van Basten gaboi nga pika e bardhë, në gjuajtjene dytë të holandezëve, priti Petër Shmajkel.
FINALJA - Danimarka, që kishte ndërtuar një skuadër urgjent, pasi shumë lojtarë po shijonin pushimet e verës nëpër plazhet e Europës, ndërkohë që vetë trajneri Riçard Moler Niles ishte duke u marrë me dekorimin e kuzhinës së tij. Danimarka shokoi kontinentin, kur fitoi 2-0 në finale me Gjermaninë: Xhon Jensen luajti një rol kyç në mesfushë për Danimarkën dhe shënoi golin e parë për skuadrën e tij (19’), ndërkohë që golin e dytë e realizoi Vilfort (79’). Danimarka, kampione e Europës. Tetë kampionatet e mëparshme kishin njohur këta fitues: Euro 1960, u fitua nga Bashkimi Sovjetik; Euro 1964, nga Spanja; Euro 1968 nga Italia dhe Euro 1972, nga Gjermania Perëndimore, Euro 1976 nga Çeksollovakia, Euro 1980 nga Gjermania Perëndimore, Euro 1984 nga Franca dhe Euro 1988 nga Holanda.
34 gola
u shënuan në 15 ndeshjet e finaleve në Euro 1988, me një mesatare 2.26 gola për ndeshje.
1.37 minuta
i mjaftuan holandezit Frank Rajkard, për të realizuar golin më të shpjtë të finaleve.
3 gola
realizuan katër lojarë: Larsen (Danimarkë), Riedëll (Gjermani), Bergkamp (Holandë) dhe Brolin (Suedi).
Të veçantat
Himni
Himni zyrtar i Euro 1992 ishte “"More Than a Game” (Më shumë se një lojë) dhe u këndua nga Tove Jarnek dhe Petër Jobak.
Emrat
Ishte hera e parë në një kompeticion të madh zyrtar, që lojtarët kishin të printuar emrat e tyre në bluza.
Euro
Ishte hera e fundit që u përdor logoja me flamurin e UEFA-s dhe hera e fundit që kompeticioni quhej si “Euro 1992”
Ekipi kampion i Holandës
Petër Shmajkel, Xhon Sivebek, Kent Nielsen, Lars Olsen, Xhoni Mëlbi, Fleming Povlsen, Lars Elstrup, Brian Laudrup, Henrik Larsen, Torben Frank, Mogens Krog, Kim Vilfort, Peter Nielsen, Morten Brun. Trajner: Riçard Mëller-Nielsen
Ekipi ideal i Euro 1992
Portier: Peter Shmmajkël (Danimarkë). Mbrojtës: Zhoslin Angloma (Francë), Lorent Blank (Francë), Jyrgen Kohler (Gjermani), Andreas Brehme (Gjermani). Mesfushorë: Shtefan Efenberg (Gjermani), Tomas Hasler (Gjermani), Brian Laudrup (Danimarkë).
Sulmues: Denis Bergkamp (Holandë) dhe Marko van Basten (Holandë).
Fundi i ish-Jugosllavisë
dhe Bashkimit Sovjetik
Nga ish-Bashkimi Sovjetik ishin larguar Letonia, Lituania dhe Estonia. Skuadra u prezantua me emrin “Bashkësia e Shteteve të Pavarura”, dhe kishte lojtarë nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Armenia, Azerbajxhani, Moldovia dhe Taxhikistani. Në fakt, Jugosllavia u kualifikua për në finalet e Europianit, por për shkak të luftërave që kishte hapur Serbia, atëherë ajo u skualifikua dhe, në vend të saj mori pjesë ekipi që zuri vendin e dytë në grup, Danimarka. Danezët mblodhën në mënyrë urgjente skuadrën dhe ia dolën të jenë fitues te Europianit, për herë të parë dhe të vetme në historinë e tyre.
Kampionatet dhe fituesit
1. Francë 1960: Bashkimi Sovjetik
2. Spanjë 1964: Spanja
3. Itali 1968: Italia
4. Belgjikë 1972: Gjermania
5. Jugosllavi 1976: Çekosllovaki
6. Itali 1980: Gjermani
7. Francë 1984: Franca
8. Gjermani 1988: Holanda
9. Suedi 1992: Danimarka
10.Angli 1996: Gjermania
11.Belgjikë/Holandë 2000: Franca
12.Portugali 2004: Greqia
13.Austri/Zvicër 2008: Spanja
Shqipëria, nga
vjedhjet në Londër;
te arratisjet
më Paris
Kampionati Europian i vitit 1992 ishte i gjashti për Shqipërinë, pas atyre në Euro 1964, 1968, 1972, 1984 dhe 1988 (kuqezinjtë munguan në Euro 1960, Euro 1976 dhe 1980). E veçanta e këtyre eliminatoreve për Shqipërinë ka dy momente: para ndeshjes kundër Francës u arratisën tre futbollistë, Kaçaçi, Ibro dhe Leskaj, ndërsa pas saj edhe katër të tjerë, Kepa, Gjergji, Suka dhe Rudi Vata. Kombëtarja eliminatoret “Suedi 1992” u drejtua nga Bejkush Birçe nisi me humbjen 2-0 kundër Islandës në Rejkavik (30 maj 1990), por e shoqëruar me incidentin në aeroportin e Londrës, “Hithrou” u ndaluan për pak orë nga policia britanike disa futbollistë shqiptarë për shkak të vjedhjes së disa produktive në dyqante “Duty Free Shop” Në Tiranë, nën drejtimin e Agron Sulajt humbasim 1-0 me Francën që ka për trajner Mishel Platininë, por humbja që vijon sërish në Sevilja të Spanjës është më e rënda në një ndeshje zyrtare: 9-0 në “Benito Villamarin”. Rrebeshi spanjoll nis me golin në minutën e 19-të me mbrojtësin Guijermo Amor Martinez dhe përfundon në minutën e 87-të me zëvendësuesin Hoze Maria Bakero. Katër gola në portën e mbrojtur nga Anesti Arapi i Flamurtarit i përkasin Emiljo Butraguenjos. Me Spanjën u zhvillua vetëm një ndeshje, pasi ajo në Tiranë për shkak të ndryshimit të sistemi nuk u luajt. Më pas vjen dushi 5-0 i Francës në Paris (Kombëtarja drejtohej sërish nga Birçe) dhe i Çekosllovakisë, 2-0 në Tiranë. 5 humbje rresht, 15 gola të pësuar, asnjë i shënuar. Pikërisht, më 26 maj të vitit 1991 vjen edhe fitorja e parë dhe e vetme në këto eliminatore: 1-0 kundër Islandës. Vendos goli i Edmond Abazit në minutën e 56-të. Pas kësaj fitoreje, eliminatoret u mbyllën me humbjen kundër Çekosllovakisë në Olomouc: 2-1. Zmijani është autori i golit të Shqipërisë.
GJYSMËFINALET
Suedi-Gjermani 2-3
Holandë-Danimarkë 2-2
(4-5 me penallti)
FINALJA
(26 qershor 1992, Gotenborg)
Danimarkë-Gjermani 2-0
Jensen 19’, Vilfort 79’




