HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

1988, perla e Van Bastenit kurorezon Holanden

Historia e Kampionateve Europiane. Franca nuk kualifikohet, Gjermania zhgënjen në shtëpinë e saj

  • 2 komente
1988, perla e Van Bastenit kurorezon  Holanden



Kampionati Europian i vitit 1988 (i teti në radhë) u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, por fituese doli Holanda, e udhëhequr nga lojtarë të tillë të mëdhenj si Ronald Koemean, Rud Gulit dhe mbi të gjitha Marko van Basten, por dhe një strateg në bankinë si “gjenerali” Rinus Mishels. Kjo ishte hera e parë që Holanda fitonte një Kampionat Europian, pasi më parë kishte dështuar në finalet e dy Kampionateve Botërore: 1974 në Gjermani dhe 1978 në Argjentinë. Finalet u zhvilluan nga 10 deri 25 qershor 1988. Ndeshjet u luajtën në Munih, Gelzenkirshen, Hamburg, Frankfurt, Dyseldorf, Hanover, Shtutgard dhe Këln. Shtatë kampionatet e mëparshme kishin njohur këta fitues: Euro 1960, u fitua nga Bashkimi Sovjetik; Euro 1964, nga Spanja; Euro 1968 nga Italia dhe Euro 1972, nga Gjermania Perëndimore, Euro 1976 nga Çeksollovakia, Euro 1980 nga Gjermania Perëndimore dhe Euro 1984 nga Franca.  

ELIMINATORET - Morën pjesë 32 përfaqësuese, përfshirë dhe Shqipërinë (në grupin 1). Skuadrat u ndanë në 7 grupe, nga të cilat vetëm vendet e para do të shkonin në finale, pasi Gjermania mori pjesë si vend organizator. Surpriza ishte moskualifkimi i Francës, që ishte kampione në fuqi. Në finalet e Europianit shkuan: Spanja (nga grupi 1), Italia (2), Bashkimi Sovjetik (3), Anglia (4), Holanda (5), Danimarka (6) dhe Irlanda (7). 

GRUPET - Gjermania Perëndimore, Italia, Spanja dhe Danimarka bënin pjesë në grupin 1. Gjermanët dhe italianët i mbyllën me pikë të barabarta ndeshjet në grup, nga 5 (nga dy fitore dhe një barazim), por falë golevarazhit më të mirë në vend të parë doli Gjermania. Takimi direkt midis tyre: Gjermani-Itali 1-1. Nga grupi 2, për në gjysmëfinale u kualifikuan Bashkimi Sovjetik dhe Holanda, ndërkohë që Anglia, e ardhur me shpresa të mëdha, nuk mund të marrë asnjë pikë, madje e mundi edhe Irlanda (1-0). Holanda humbi 1-0 me Bashkimin Sovjetik në grup, por “tulipanët” u hakmorrën me pas në finale.


GJYSMËFINALET - Gjermani Perëndimore-Holandë dhe Bashkimi Sovjetik-Itali ishin dy çiftet gjysmëfinale. Edhe pse Gjermania shënoi e para me anë të Lotar Mateues (55’), nuk mundi ta përballojë entuziazmin e holandezëve, që e fituan ndeshjen 2-1, falë golave të Koemanit (74’) dhe Van Bastenit (88’). Endrra gjermane për një titull të fituar në shtëpi përfundon këtu. Bashkimi Sovjetik likuidoi Italinë 2-0: Litovçenko 58’ dhe Protasov 62’.

FINALJA - Bashkimi Sovjetik-Holandë. Sovjetikët konsideroheshin favoritë, pasi i kishin mundur holandezët në ndeshjet e grupeve. Finalja u zhvillua në “Olimpiastadion” të Munihut, në prani të 72 mijë shikuesve. Rud Gulit shënoi me kokë në pjesën e parë në minutën e 33-të, duke dëshmuar se Holanda nuk kishte ndërmend të kthehej në shtëpi pa trofe. Goli i mrekullueshëm në formë voleji nga një kënd shumë i pjerrët dhe me një goditje milimetrike të Marko van Bastenit (54’) - pas harkimit të Arnol Muhrenit, nënshtroi jo vetëm portierin sovjetik Dasaev, por la “pa frymë” shikuesit dhe teleshikuesit e mbarë botës, aqsa ai gol konsiderohet edhe sot si më i miri i Europianëve. Për të kompletuar disfatën sovjetike ishte dhe mosrealizimi i penalltisë në minutën e 70-të nga ana Igor Belanovit, me atë pritje të portierit Hasn van Breukelen, pas një faulli të vetë gardianit holandez ndaj Sergei Gotsmanovit. Bashkimi Sovjetik-Holandë 0-2. Holanda, kampione e Europës; Marko van Basten, fitues i “Këpucës së Artë” me 5 gola. 


Ekipi kampion i Holandës

Hans van Breukelen, Adri van Tigelen, Sjak Trost, Ronald Koeman, Aron Vinter, Beri van Aerle, Gerald Vanenburg, Arnold Myhren, John Bosman, Ruud Gullit, Marco van Basten, Erëin Koeman, Vim Kieft, Vim Koevermans, Joop Hiele, Frank Rijkaard, Vilbert Suvrijn, Hendrie Kryzen, Jan Vouters. Trajner: Rinus Mishels.


Ekipi ideal i Euro 1984

Portier: Hans van Breukelen (Holandë). Mbrojtës: Xhuzepe Bergomi (Itali), Ronald Koeman (Holandë), Frank Rajkard (Holandë), Paolo Maldini (Itali). Mesfushorë: Xhuzepe Xhanini (Portugali), Lotar Mateus (Gjermani), Jan Vouters (Holandë), Rud Gullit (Holandë). Sulmues: Xhanluka Viali (Itali) dhe Marko van Basten (Holandë).


“Lufta e ftohtë” 
midis dy Gjermanive

Gjermania Perëndimore fitoi të drejtën e organizmit me pesë vota më shumë se oferta e përbashkët e Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës (mori një votë) dhe Anglisë. Për shkak se Blloku Lindor nuk ishte dakord që ndeshjet të luheshin Berlinin Perëndimor, Federata Gjermane e Futbollit vendosi që të mos luheshin ndeshje aty. Kjo garantoi pjesëmarrjen e vendeve lindore, anëtare të UEFA-s. E veçanta e finaleve të Euro 1988, ka të bëjë me faktin se nuk pati asnjë barazim pa gola, asnjë ndeshje me elidimin direkt nuk shkoi në kohën shtesë apo penallti, si dhe nuk u dha asnjë karton i kuq. Euro 1988 mbahet mend edhe për numrin e madh të lojtarëve që shënuan: 28 lojtarë, ku 25 prej tyre realizuan nga 1 gol. 




Shqipëria, gjashtë ndeshje-gjashtë humbje


Kampionati Europian i vitit 1988 ishte i pesti për Shqipërinë, pas atyre në Euro 1964, 1968, 1972 dhe 1984 (kuqezinjtë munguan në Euro 1960, Euro 1976 dhe 1980). Kombëtarja ju besua Agron Sulajt, i specializuare në Koverçano të Italisë. Fushata nisi me humbjen 3-0 kundër Austrisë, në Graz (15 tetor 1986): Andres Ogris, Anton Polster dhe Manfred Lincmajer janë “ekzekutorët” e Shqipërisë të përbërë nga katër lojtarë të Flamurtarit, të cilët kishin përballuar në atë kohë Barcelonën e famshme, me dy barazime 1-1 dhe 0-0. Shkëlqim Muça befasoi Spanjën në versionin “Real Madrid”, me golin e tij hapës në humbjen 1-2 të Shqipërisë (për spanjollët realizuan më pas Arteche dhe Alonso). Vijoi më pas një humbje e thellë 5-1 në Bukuresht me Rumaninë, dhe po një tjetër 1-0 me Austrinë në Tiranë. Me Rumaninë humbasim 1-0 në Vlorë, përpara se të shkatërrohemi në Spanjë: 5-0, më 18 nëntor 1987, në Sevilja. 24-vjeçare Hoze Bakero na shënoi 3 gola. Gjashtë ndeshje, asnjë pikë. E turpshme.







34 gola 
u shënuan në 15 ndeshjet e finaleve në Euro 1988, me një mesatare 2.26 gola për ndeshje.

3 minuta
i mjaftuan sovjetikut Sergei Aleinikov, për të shënuar golin më të shpejtë të finaleve.

4 gola
realizoi sulmuesi i Holandës, Marko van Basten, fituesi i “Këpucës së Artë”.




RENDITJET

GRUPI 1
1. Gjermani P. 5
2. Itali 5
3. Spanjë 2
4. Danimarkë 0

GRUPI 2
1. B. Sovjetik 5
2. Holandë 4
3. Irlandë 3
4. Angli 0
       

FINALJA
(25 qershor 1988, Mynih)    
Bashkimi Sovjetik-Holandë 0-2
Gulit 32’ Van Basten 54’




#1 moisi rrudha21/06/2012 04:15 Pergjigjuni

si sot e mbaj mend ate holande te bukur me van bastenin

#2 moisi rrudha21/06/2012 04:13 Pergjigjuni

si sot e mbaj mend ate ekip te bukur holandez dhe golin e bukur te van bastenit qe na prishi ritmin e frymemarrjes dhe shpejtesine e shikimit

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.