HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

1980, rikthimi triumfues i Gjermanisë Perendimore

Historia e Kampionateve Europiane. Ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Brigel, kampion në Itali

  • 0 komente
1980, rikthimi triumfues i Gjermanisë  Perendimore



Kampionati Europian i vitit 1980 (i gjashti në radhë) u zhvillua në Itali dhe u fitua nga Gjermania Perëndimore.

 Ky ishte kampionati i parë që në finale kishte tetë skuadra, pasi në pesë paraardhësit (1960-1976), ishin katër ekipe. Për hërë të parë vendi organizator, pra Italia, e kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën finale, jo përmes ndeshjeve kualifikuese, por si rrjedhojë e rregullit të ri të vendosur nga UEFA. Finalet u zhvilluan nga 11 deri 22 qershor 1980. Ndeshjet u luajtën në Romë, Milano, Napoli dhe Torino. Pesë kampionatet e mëparshme kishin njohur këta fitues: Euro 1960, u fitua nga Bashkimi Sovjetik; Euro 1964, nga Spanja; Euro 1968 nga Italia dhe Euro 1972, nga Gjermania Perëndimore dhe Euro 1976 nga Çeksollovakia.

ELIMINATORET - Morën pjesë 31 përfaqësuese (Shqipëria edhe në këtë kampionati bojkotoi), të cilat u ndanë në 7 grupe, nga të cilat vetëm vendet e para do të shkonin në finale. Supriza e parë ishte moskualifikimi i Bashkimit Sovjetik në grupin 6, ku ndodheshin Greqia (7 pikë), Hungaria (6), Finlanda (6) dhe Bashkimi Sovjetik (5). Në grupet e tjera u kualifikuan Anglia (1), Belgjika (2), Spanja (3), Holanda (4), Çekosllovakia (5) dhe pa dyshim Gjermania Perëndimore (7), kjo e fundit shënoi 17 gola në 6 ndeshje, duke pësuar vetëm 1 gol (nga Ullesi).


FINALET  - Këtë edicion në finale morën pjesë tetë skuadra, të ndarë në dy grupe me nga katër skuadra, me sistem grumbullimi pikësh. Ta parat e çdo grupi diskutuan finalen, ndërsa ekipet e renditura të dyta, finalen e vogël për vendin e tretë. Në grupin A bënin pjesë: Gjermania Përëndimore, Çekosllovakia, Holanda dhe Greqia. Në grupin B: Belgjika, Italia, Anglia dhe Spanja. Gjermania mori hakun ndaj Çekosllovakisë, kampione në fuqi, duke fituar 1-0 me golin e Rumeniges. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Holanda me Greqinë (me penalltinë e Kistit). Gjermania-Holandë ishte një spektakël i vërtetë: 3-2, ku spikati tripleta e sulmuesit gjerman, Klaus Alofs (20’, 60’, 65’). Edhe dy golat e Holandës mbajnë firmën e Van Der Kerkofit (79’ me penallti, 85’). Çekosllovakia fitoi me Greqinë 3-1. Në ndeshjet e treta, Holanda barazoi me Çekosllovakinë 1-1, ndërsa Gjermania barazoi 0-0 me Greqinë, çka i lejoi gjermanëve të përfundonin të parët në grup me 5 pikë dhe një vend në finale. Çekosllovakia doli e dyta me 3 pikë, po aq sa Holanda e vendit të tretë. Ndeshjet në grupin B, nisën me barazimin 1-1 e Belgjikës me Anglinë, dhe pasuan me barazimin 0-0 mes Spanjës dhe Italisë. Në ditën e dytë, Belgjika fitoi 2-1 me Spanjën, ndërsa Italia mposhti 1-0 Anglinë me golin e Tardelit (79’). Dita e fundit prodhoi fitoren e Anglisë me Spanjën dhe barazimin pa gola midis Belgjikës dhe Italisë. Në grupin B, fituesi u zgjidh me raportin gola të shënuar më shuëm, pasi diferenca e golave, si për Belgjikën, ashtu dhe Italinë, të dyja në kuotën e 4 pikëve, ishte +1. U kualikikua Belgjika që kishte shënuar 3 gola, kundrejt 1 goli të Italisë. Për vendin e tretë, Çekosllovakia dhe Italia E Enco Bearxotit barazuan 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesa, ndërkohë që u deshën 17 penallti për të përcaktuar fituesin: 9-8 për Çekosllovakinë. Kolovati gaboi penalltinë e 9-të për Italinë. Finalja e Romës, më 22 qershor 1980, vendosi përballë njëra-tjetrën Belgjikën dhe Gjermaninë Perëndimore. Një finale, ku midis të tjerëve ishte dhe mbrojtësi gjerman Hans-Peter Brigel, që në vitet 2002-2006 u bë trajneri i Kombëtares së Shqipërisë. Gjermania Perëndimore kishte një grup përgjithësisht të ri lojtarësh, por me sulmuesi race si Karls-Heinc Rumenige, Klaus Alofs dhe sidomos Horst Hrubesh, një gjigant i rëndë dhe tepër i fuqishëm në goditjet me kokë. Pikërisht, Hrubesh rezultoi karta fituese e Gjermanisë, kur dërgoi në rrjetë në minutën e 88-të dërgon në një krosim të Rumeniges të ardhur nga këndi. Ishte po Hrubesh ai që kishte shënuar golin e parë të Gjermanisë në finalen e Romës, në minutën e 10-të, ndërkohë që Rëne Vanderejken ksihte barazuar me penallti në minutën e 75-të. Rezultati final 2-1 dhe Gjermania Perëndimore e fitoi për herë të dytë titullin kampion të Europës, ashtu si më parë në vitin 1972, pikërisht në Belgjikë, që në Itali ishte kundërshtarja e saj në finale.
27 gola 
u shënuan në 14 ndeshjet e finaleve, me një mesatare 1.93 gola për ndeshje

4 minuta
i mjaftuan çekosllovakut Antonin Panenka, për të shënuar golin më të shpejtë në finalet.

4 gola
realizoi sulmuesi i Gjermanisë, Klaus Alofs, fituesi i “Këpucës së Artë”.



Ekipi kampion i Gjermanisë

Harald Shumaher, Hans-Peter Briegel, Bernhard Kulman,  Karlheinz Fërster, Bernard Dietc, Bernd Shuster, Bernd Fërster, Karl-Heinz Rumenige, Horst Hrubesh, Hansi Myller, Klaus Alofs, Kaspar Memering, Rainer Bonhof, Feliks Magat, Uli Shtilike, Herbert Zimerman, Lotar Mateus, Manfred Kaltc, Valter Junghans, Eike Imel. Trajner: Jup Derval.



Ekipi ideal i Euro 1980
Portier: Dino Xof (Itali). Mbrojtës: Klaudio Xhentile (Italia), Gaetano Shirea (Itali), Karhainc Forster (Gjermani) dhe Hans-Peter Brigel (Gjermani). Mesfushorë: Marko Tardeli (Itali), Zhan Kulemans (Belgjikë), Bernd Shuster (Gjermani), Hansi Myler (Gjermani). Sulmues: Karl Hainc Rumenige (Gjermani) e Horst Hrubesh (Gjermani).

Tre “Këpucat e Arta”
të Gjermanisë

Ndoshta është një rastësi, por në tre kampionatet e fundit fituesit e “Këpucës së Artë” të finaleve ishin nga Gjermania Perëndimore. Kombi gjerman vazhdonte të prodhonte “bomberat e Europianëve. Pas atij të vitit 1972, ku legjenda Gerd Myler shpërthente dhe vendoste rekorde, dhe pas një tjetër Myler, Diter Mylerit në 1976 që bëri një paraqitje fantastike në finalet e Jugosllavisë, edhe goleadori i Europianit 1980 ishte sërish i flamurit gjerman. Klaus Alofs u shpall “Këpuca e Artë” e turneut me tre gola, që të tre të shënuar në ndeshjen kundër Holandës të fituar në shifrat 3-2 (grupi A). Në vitin 1980, ylli i Bajernit të Mynihut, Karl Hainc Rumenige u votua nga revista “France Football” si fituesi i “Topit të Artë”, duke lënë pas shokun e përfaqësueses, Bernd Shuster, dhe yllin e Kombëtares së Francës, Mishel Platini.


Kampionatet dhe fituesit 
1. Francë 1960: Bashkimi Sovjetik
2. Spanjë 1964: Spanja
3. Itali 1968: Italia
4. Belgjikë 1972: Gjermania
5. Jugosllavi 1976: Çekosllovaki 
6. Itali 1980: Gjermani 
7. Francë 1984: Franca
8. Gjermani 1988: Holanda
9. Suedi 1992: Danimarka
10.Angli 1996: Gjermania
11.Belgjikë/Holandë 2000: Franca  
12.Portugali 2004: Greqia
13.Austri/Zvicër 2008: Spanja





Shqipëria vazhdon 
me bojkotimin 
e Europianit


Edhe në këtë kampionat, ashtu si në atë Euro 1976, Shqipëria nuk mori pjesë në eliminatore, për shkak të vendimit politik të marëë në Plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i vitit 1973, që sanksionoi izolimin ndërkombëtar të futbollit shqiptar, për shkak të ndikimit të shfaqjeve “imperialiste dhe revizioniste” në shoqërinë tonë. Vetëizolimi  ndërkombëtar u hoqi mundësinë ekipit dhe lojtarëve të shfaqnin vlerat me futbollin perëndimor, ndërkohë që dashamirësit e sportit u privuan nga sfidat e shumëpritura me ekipet e elitës europiane. Në fakt, Shqipëria, mungoi në Euro 1960, por kishte marrë pjesë në tre kampionate rresht: Euro 1964, Euro 1968 dhe Euro 1982. 

Ndeshjet finale të Euro 1980


GRUPI 1

Gjermani P.-Çekosllovaki 1-0
Holandë-Greqi 1-0
Gjermani P.-Holandë 3-2
Çekosllovaki-Greqi 3-1
Çekosllovaki-Holandë 1-1
Gjermani P.-Greqi 0-0

RENITJA
GJERMANI PERËNDIMORE 5
Çekosllovakia 3
Holanda 3
Greqia 1

GRUPI 2

Belgjikë-Angli 1-1
Spanjë-Itali 0-0
Spanjë-Belgjikë 1-2
Itali-Angli 1-0
Spanjë-Angli 1-2
Itali-Belgjikë 1-0

RENITJA
BELGJIKA 4
Italia 4
Anglia 3
Spanja 1
        
NDESHJE PËR VENDIN E TRETË 
(21 qershor 1980, Napoli)    
Çekosllovaki-Itali 1-1
Me penallti 9-8

FINALJA
(22 qershor 1980, Romë)    
Gjermani P.-Belgjikë 2-1
Hrubesh 10’, 80’/ Vanderejken 72’ p





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.