HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Mavraj: Oh, sa mirë me qene shqiptar!

Mbrojtësi konsiderohet edhe si një nga zbulimet e këtyre dy miqësoreve

  • 1 komente
Mavraj: Oh, sa mirë me qene shqiptar!



Mbrojtësi Mërgim Mavraj mund të konsiderohet edhe si një nga zbulimet e këtyre dy miqësoreve, çka janë edhe dy ndeshjet e vetme të kosovari të Grojther Fyrht me fanelën kuqezi. 

I sigurt në mbrojtje dhe thuajse perfekt në lojën me kapitenin Lorik Cana, Mavraj është dhe lojtari i fituar i trajnerit Xhani De Biazit. 

 “Kemi luajtur dy ndeshje shumë të mira, që edhe për mua personalisht kanë qenë të tilla. Është një sukses i madh që arritëm t’i fitojmë të dyja ndeshje miqësore me Katarin e Iranin. 

"Mendoj se ndeshja e sotme (djeshme) me Iranin është një hap më i madh se ai që hodhëm ndaj Katarit. Që ditën e parë kur kam ardhur e kam ndjerë veten pjesë të kombëtares dhe do të jap maksimumin për qëllimin që ka skuadra”, - deklaroi mbrojtësi për “Supersport”. 

Në fund të deklarimit, edhe një gjest simbolik dhe një mesazh shumë kuptimplotë. Mavraj ju drejtua tifozëve me thirrjet: “Oh sa mirë me qenë shqiptar!”.





#1 Albania Property Group02/06/2012 11:25 Pergjigjuni

Congratulations Urim Mavraj. Shpresojme te jete nje vit sa me i mire per kombetare Kuq e Zi. www.AlbaniaPropertyGroup.com

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.