HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

1968, Italia kampione e Europes

Historia e Kampionateve Europiane. Strukturë e re në eliminatore. Finalja e madhe u luajt dy herë

  • 0 komente
1968, Italia kampione e Europes



Finalet e Kampionatit Europian i vitit 1968 u zhvilluan në Itali (5-10 qershor 1968) dhe trofeu u fitua nga “axurrët”, që koleksionuan të parin dhe të vetmin Europian deri më sot.

Ky ishte kampionati i tretë dhe pikërisht në këtë eveniment u ndryshua emri, nga “Kupa Europiane e Kombeve”, në “Kampionati Europian”. Kampionati pati disa ndryshime në strukturën e eliminatoreve, ku faza eliminatore me dy ndeshje dhe me eliminim direkt u zëvendësua nga faza e grupeve. Edhe në finalet e këtij kampionati vetëm katër ekipe merrnin pjesë, që do të thotë se zhvilloheshin dy ndeshje gjysmëfinale, një finale për vendin e tretë dhe finalja e madhe. Vendi organizator përcaktohej vetëm pas raundit kualifikues, çka do të thotë se ai duhej të kualifikohej njëlloj si gjithë të tjerët për fazën finale. Kampionati i vitit 1960 u fitua nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa ai i vitit 1964 nga Spanja.

ELIMINATORET - Vetëm dy anëtarë të UEFA-s nuk morën pjesë në fazën eliminatore, Malta dhe Islanda, ndërsa Shqipëria regjistroi pjesëmarrjen e dytë në tri europiane. 31 ekipe morën pjesë të ndarë në tetë grupe me nga katër skuadra, përveç grupit 4 që kishte tre ekipe: Gjermaninë Perëndimore, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Mini-formati me katër ekipe në grupin 8 vendosi katër ekipe nga Britania e Madhe: Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, me anglezët që kalin më tej. Në çerekfinale Italia eliminoi Bullgarinë; Bashkimi Sovjetik mposhti Hungarinë; Anglia likuidoi Spanjën dhe Jugosllavia “hoqi qafe” Francën.


FINALET - Gjysmëfinalja Itali-Bashkimi Sovjetik ka hyrë në historinë e statistikave të Europianeve, si e vetmja ndeshje ku fituesi doli pas rregullit të përdorimin e monedhës. Ndeshja e rregullt dhe shtesat përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0, dhe për këtë u përdor rregulli i shortit. Italia kaloi në finale me shortin e monedhës, me “kok ose pil”. Jugosllavia eliminoi befasisht Anglinë, me rezultatin e ngushtë 1-0, me një gol të Dragan Xhajiç në minutën e 87-të, por me një Angli që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Alen Mëllerit. Anglia u mjaftua të kënaqej më pas me vendin e tretë, pas fitores 2-0 ndaj Bashkimit Sovjetik: golat nga Bobi Çarlton (39’) dhe Xheof Hërst (63’). Edhe nxjerrja e fituesit është një histori më vete, pasi u deshën dy ndeshje finale. Takimi i parë, Itali-Jugosllavi, ai 8 qershori 1968, u mbyll në barazim, në një ndeshje me shumë tension. Xhajiç shënoi për Jugosllavinë në minutën e 39-të, por dhjetë minuta para ndeshjes së rregullt, italiani Anxhelo Domengini barazoi me një gjuajtje të lirë, të konsideruar kontradiktore nga jugosllavët. U desh të luhej një ndeshje e dytë (më 10 qershor), të cilën Italia e fitoi 2-0, por goli i parë i Luixhi Rivës (11’) ishte qartësisht në pozicion jashtë loje, një dhuratë e gjyqtarit spanjoll. Goli i Pietro Anasastazit (38’) i dha Italisë titullin e parë të madh pas vitit 1938.



GJYSMËFINALET
Jugosllavi-Angli 1-0
Itali-Bashkimi Sovjetik 0-0*
(Italia kaloi në finale me shortin e monedhës, me kok ose pil).

FINALJA VENDIT TË TRETË
Angli-Bashkimi Sovjetik 2-0

FINALJA E PARË
8 qershor 1968, Romë
Itali-Jugosllavi 1-1
Domengini 80’ / Xhajiç 39’

FINALJA E DYTË
10 qershor 1968, Romë
Itali-Jugosllavi 2-0
Riva 11’, Anastazi 32’




7 gola
u shënuan në katër ndeshjet e finaleve, me një mesatare 1.4 gola për ndeshje

12 minuta
i mjaftuan mesfushorit të Italisë, Luixhi Riva, për të shënuar golin më të shpejtë

2 gola
Realizoi sulmuesi i Jugosllavisë, Dragan Xhajiç, fituesi i “Këpucës së Artë”

Ekipi kampion i Italisë
Dino Zof, Enriko Albertozi, Pietor Anastazi, Anxhejo Ankuiljeti, Xhankarlo Berçelino, Tarçizio Burnjik, Xhakomo Bulgareli, Ernesto Kastano, Xhankarlo De Sisti, Anxhelo Domengini, Xhaçinto Faketi, Xhorxho Ferrini, Aristide Guarneri, Antonio Juliano, Xhovani Ledoti, Sandro Macola, Luizhi Riva, Xhani Rivera.


Ekipi ideal i Euro 1968
Portier: Dino Xof (Itali). Mbrojtës: Mirsad Fazlagiç (Jugosllavi), Xhaçinto Faketi (Itali), Albert Schesternev (BRSS), Bobi Mur (Angli). Mesfushorë: Ivica Osim (Jugosllavi), Sandro Macola (Itali), Anxhelo Domengini (Itali). Sulmues: Xheog Hërst (Angli), Luixhi Riva (Itali), Dragan Xhaxhiç (Jugosllavi).


Ekipet pjesëmarrëse
Spanja, Çekosllovakia, Turqia, Irlanda, Bullgaria, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Bashkimi Sovjetik, Greqia, Austria, Finlanda, Gjermania Perëndimore, Jugosllavia, Hungaria, Gjermania Lindore, Danimarka, Holanda, Italia, Rumania, Zvicra, Qipro, Franca, Belgjika, Polonia, Luksemburgu, Anglia, Uellsi, Skocia, Irlanda e Veriut dhe SHQIPËRIA.


GJYSMËFINALET
Jugosllavi-Angli 1-0
Itali-Bashkimi Sovjetik 0-0*
(Italia kaloi në finale me shortin e monedhës, me kok ose pil).

FINALJA VENDIT TË TRETË
Angli-Bashkimi Sovjetik 2-0

FINALJA E PARË
8 qershor 1968, Romë
Itali-Jugosllavi 1-1
Domengini 80’ / Dzajiç 39’

FINALJA E DYTË
10 qershor 1968, Romë
Itali-Jugosllavi 2-0
Riva 11’, Anastazi 32’




Kampionatet dhe fituesit
1. Francë 1960: Bashkimi Sovjetik
2. Spanjë 1964: Spanja
3. Itali 1968: Italia
4. Belgjikë 1972: Gjermania
5. Jugosllavi 1976: Çekosllovaki
6. Itali 1980: Gjermani
7. Francë 1984: Franca
8. Gjermani 1988: Holanda
9. Suedi 1992: Danimarka
10.Angli 1996: Gjermania
11.Belgjikë/Holandë 2000: Franca
12.Portugali 2004: Greqia
13.Austri/Zvicër 2008: Spanja





Shqipëria e vogël eliminon Gjermaninë e madhe

Për Shqipërinë, Euro 1968, do të kujtohet si një nga kulmet e futbollit shqiptar. Kombëtarja jonë bënte pjesë pikërisht në grupin 4, i vetmi me tre ekipe, kur shtatë të tjerë ishin të gjithë me nga katër. Përballë kombëtares sonë dy kundërshtarë të mëdhenj: Gjermania, kampione botës në vitin 1954 dhe Jugosllavia, që do të mbërrinte më pas deri në finalen e Euro 1968. Në katër ndeshje nuk arritëm të shënonim asnjëherë, teksa pësuam 12 gola. Por, pikërisht në këto eliminatore është arritur edhe një nga rezultatet më të mëdha të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i cili solli edhe fundin e aventurës një kolosi si Gjermania në kualifikueset e Euro 1968. Është pikërisht barazimi i vetëm i Shqipërisë në 14 takime të luajtura historike me Gjermaninë, në debutimin e saj të parë në një Kampionat Europian. Një barazim 0-0 në Tiranë (17 dhjetor 1967), nga Panajot Pano me shokë, si hakmarrje e asaj humbje poshtëruese 6-0 në Dortmund, pikërisht në ndeshjen hapëse eliminatore të turneut e ku, Gerd Myleri i famshëm, 7 herë golashënuesi më i mirë i Gjermanisë, 1 herë i Botërorit 1970 dhe 1 herë i Europianit 1972, në debutimin e tij me fanellën e Gjermanisë na shënoi jo pak, por 4 gola. Në Gjermani barazimi me kuqezinjtë konsiderohet si një “humbje”.





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.