HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Bogdani-Cana: Nuk trembemi nga Irani

Trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët janë entuziaztë dhe të vetëdijshëm për sfidën me Iranin. 

  • 0 komente
Bogdani-Cana: Nuk trembemi nga Irani



Nga Madridi, në Stamboll. Nga miqësorja e fituar 2-1 me Katarin (22 maj), tek ajo e Iranit (27 maj). Një përfaqësuese që renditet plot 33 vende me lart se Shqipëria në klasifikimin e FIFA-s. Irani, i 52-ti; Shqipëria, e 84-ta.

Pas humbjes në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë (2-1) në muajin shkurt, fitorja me Katarin (2-1), të martën e kaluar, edhe pse e zhvilluar në një situatë të rënduar psikologjike, për shkak të tragjedisë së Himarës, trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët janë entuziaztë dhe të vetëdijshëm për sfidën me Iranin. Italiani e tha qartë: “Irani është më i vështirë se Katari! Irani pa dyshim është skuadër e fortë, çka e tregon edhe renditja e FIFA-s. E përsëris, do të jetë një ndeshje më e vështirë, megjithatë do të kërkojmë të bëjmë më të mirën”. 

ERJON BOGDANI
Sulmuesi kryesor i Kombëtares shqiptare, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë Shqipërisë (16 gola), shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 ndaj Katarit, goli i tij i gjashtë në takime miqësore. Bogdani e ka të qartë detyrën. “Ndeshja me Iranin është miqësore, e rëndësishme është rezultati, kur merr rezultat pozitiv është pozitive për të gjithë ne. Këto janë ndeshje miqësore që ekipi duhet të njihet sa më mirë me njëri-tjetrin dhe të përgatitet për eliminatoret e Botërorit 2014", tha Erjon Bogdani, i cili shënoi sezonin e kaluar të Serisë A, katër gola të rëndësishëm për Sienën e tij. “Kalova një formë të shkëlqyer tek ekipi im në Itali. Shpresoj të jap maksimumin, dhe dua të jem i dobishëm për Kombëtaren derisa kjo e fundit të ketë nevojë për shërbimin tim”. Bogdani numëron 70 ndeshje me përfaqësuesen, 9 më pak se Altin Lala, ky i fundit mban edhe rekordin. 


LORIK CANA
Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ishte ndër më të mirët në ndeshjen kundër Katarit. "Me rëndësi fituam, treguam dhe gjërat e mira dhe gjërat që duhet ti përmirësojmë, por fitoren jemi të kënaqur. Ne kishim dhe shumë mendjen në Shqipëri për çfarë ndodhi në Himarë dhe humbjen e madhe që pësoi gjithë vendi. U munduam që ta bëjmë detyrën tonë. Ndeshje të rëndësishme, sepse nuk kemi shumë ndeshje për fazën kualifikuese për kampionatin botëror sepse një ndeshje e marrim me rëndësi dhe i kushtojmë rëndësi pavarësisht kundërshtarit", - tha Lorik Cana, mesfushori me tipare mbrojtëse i Lacios (shënoi dy gola shumë të rëndësishëm për skuadrën italiane).  “Shpresojmë që edhe me Iranin të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Këto dy ndeshje do të jenë përcaktuese, për fatin e shumë lojtarëve, të cilët do të veshin fanellën e ekipit tonë kombëtar. Shqipëria mendoj se do ti nisë këto eliminatore, si ekipi më i kompletuar i të gjitha kohërave. E kam fjalën këtu jo vetëm prurjet e reja që kanë ardhur në ekipin tonë Kombëtar dhe janë në një formë të mirë në ekipet ku ata luajnë, por edhe për faktin se të gjithë lojtarët e ekipit, kanë zhvilluar një kampionat, të shkëlqyer dhe kanë dhënë maksimumin për të arritur objektivat .


ERVIN BULKU
Mesfushori Ervin Bulku tha se këto dy ndeshje do të jenë  baza e kombëtares tonë, para ndeshjeve eliminatore të Botërorit të ardhshëm. “Irani është një skuadër që ka marr pjesë në eliminatore të kampionatit botëror dhe do jetë ndeshje e fortë. Ekipi kombëtar në prag të eliminatoreve është në një formë shumë të mirë. Të gjithë lojtarët, kanë kaluar një sezon të shkëlqyer me ekipet respektive që luajnë jo vetëm në Evropë, por edhe në kampionatin shqiptar”.

JAHMIR HYKA
Fantasti Hyka, lojtari që mban dhe rekordin për golin më të shpejtë në historinë e Kombëtares - pas 46 sekondash lojë, në fitoren 2-0 kundër Lihteshtejnit (2008), nënvizoi faktin se me trajnerin italian ekipi do të ecë përpara: “Ka krijuar harmoni ka brenda grupit, por edhe për frymën e re që ka futur në ekip. Kundër Katarin luajtëm një ndeshje të mirë, megjithëse nuk u shfrytëzuan siç duhet të gjithë rastet e krijuara”. Hyka dallohet për aftësinë e tij krijuese. 




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.