HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

1964, Spanja thyen superfuqinë sovjetike

Historia e Kampionateve Europiane. Shqipëria merr pjesë për herë të parë. Luksemburgu eliminon Holandën

  • 0 komente
 1964, Spanja thyen superfuqinë sovjetike



Dash FRASHËRI (Gazeta Telegraf") - Kampionati i vitit 1964 ishte i Europiani i dytë, pas atij të vitit 1960, ku fitues në Francë, doli Bashkimi Sovjetik. Finalet e kompeticionit u zhvilluan në Spanjë dhe u fituan nga vendi organizator, që mundi 2-1 Bashkimin Sovjetik, në praninë e vetë presidentit Franko. Spanja ngrit trofeun e parë të madh në historinë e saj. Më pas ajo fitoi Euro 2008 dhe Botërorin 2010.

SURPRIZAT- Morën pjesë 29 ekipe, pasi Greqia u tërhoq për shkak se shorti e vendosi përballë Shqipërisë. Bashkimi Sovjetik, Austria dhe Luksemburgu përfituan bonuse për të hyrë direkt në turin e dytë. Ekipet luajtën ndeshje vajtje-ardhje deri në fazën gjysmëfinale. Luksemburg shkaktoi edhe surprizën e parë të madhe të eliminatorëve, kur “bankierët” eliminuan Holandën, me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (1-1 dhe 2-1). Luksemburgu i vogël tregoi një formë të shkëlqyer në fazën e një të tetave, kur barazuan dy herë me Danimarkën (eliminoi Shqipërinë): 3-3 dhe 2-2, duke humbur 1-0 ndeshjen e tretë midis tyre.  Gjithsesi, surpriza e radhës mban emrin e Danimarkës, ende jo aq e fuqishme në vitin 1964, pasi ajo u bashkua në finalet e turneut me Bashkimit Sovjetik, Spanjës dhe Hungarisë.

GJYSMËFINALET- Bashkimi Sovjetik, kampion në fuqi, tregoi se kishte ardhur në Spanjë për të mbrojtur titullin. Sovjetikët mundën 3-0 Danimarkën në Barcelonë, me golat e shënuar nga Voronin 19’, Ponedelnik 40’ dhe Ivanov 87’. Po më 17 qershor 1964, Spanja vuajti shumë për të arritur në finale, duke fituar 2-1 ndaj Hungarisë në Madrid, por pas kohës shtesë: Pereda 35’ dhe Amancio 115’ shënuan për spanjollët, Bene 84’ për hungarezët. 

FINALJA - Katër vjet më parë, Spanja nuk pranoi të luante kundër Bashkimit Sovjetik, për shkak të urdhrit të diktatorit Franko, ndërkohë që më 21 qershor 1964, dy vendet do të diskutonin finalen me njëra-tjetrën, pasi gjenerali Franko e lejoi Spanjën të luante kundër sovjetikëve. Finalja u luajt në “Santiago Bernabeu” në praninë e 79 mijë shikuesve. Spanja fitoi 2-1, falë një goli të vonshëm të Marselinos (84’). Pereda (6’) shënoi për spanjollët, ndërsa Khusianov 8’ për sovjetikët. Goli ime kokë i Marselinos ishte i shkëlqyer, aq sa dhe i madhi Lev Jashin, ende në superformë edhe pse ishte 34 vjeç, ishte vetëm një spektator. Spanja është kampionia e re e Europës. “Ne ishim vërtet një grup i mirë, me një Suardez që udhëhoqi orkestrën”, - tha Pereda. “Ishte një skuadër fantastike”. Për vendin e tretë, Hungaria mundi 3-1 Danimarkën pas kohës shtesë (Bene 11’, Novak 107’ dhe 110’ për hungarezët; Bertelsen 82’ për danezët), në një ndeshje të zhvilluar në gjigantin 100 mijë vendesh “Kamp Nou”, por me praninë e vetëm 3 869 shikuesve! 




13 gola 
u shënuan në katër ndeshjet e finaleve, me një mesatare 3.25 gola për ndeshje

6 minuta
i mjaftuan lojtarit të Spanjës, Hezus Maria Pereda, për të shënuar golin e parë

3 lojtarë
realizuan nga dy gola, ndërkohë që shtatë të tjerë realizuan nga një gol


Ekipi kampion i Spanjës
Në ndeshjen finale kundër Bashkimit Sovjetik, Spanja luajti me kata lojtarë: Hoze Angel Iribar, Feliciano Rivija, Fernando Oliveja (kapiten) Isacio Cajeja, Ijacio Zoko, Zhosef Maria Fuste, Amansio Amaro, Hezus María Pereda, Marselino Martínez, Luis Suarez, Karlos Lapetra. Trajner: Hoze Vijalonga

Ekipi ideal i Euro 1964
Portier: Lev Jashin (BRSS). Mbrojtës: Felisiano Rivilla (Spanjë), Dezho Novak (Hungari), Ignacio Zoko (Spanjë), Ferran Olivella (Spanjë). Mesfushëorë:  Amancio Amaro (Spanjë), Valentin Ivanov (USSR), Luis Suarez (Spain). Sulmues: Ferenc Bene (Hungari), Zhezus María Pereda (Spanjë), Florian Albert (Hungari).

Ekipet pjesëmarrëse

ELIMINATORET 
Spanja, Rumania, Polonia, Irlanda e Veriut, Islanda, Irlanda, Hungaria, Uellsi, Gjermania, Çekosllovakia, Bullgaria, Portugalia, Italia, Turqia, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Jugosllavia, Danimarka, Malta, Holanda-Zvicra, Anglia, Franca, Greqia dhe SHQIPËRIA. 

FAZA FINALE
GJYSMËFINALET
Spanjë - Hungari 2-1
Hungari - Bashkim Sovjetik 0-3

FINALJA E VENDIT TË TRETË
Hungari - Danimarkë 3-1

FINALJA
Spanjë-Bashkimi Sovjetik 2-1
Pereda 6′, Marselino 85′ / Khusainov 8′
21 qershor 1964, Madrid


48 vjet më parë
nisi aventura
shqiptare në Europë

48 vjet më parë, më 29 qershor 1963, me ndeshjen kundër Danimarkës në Kopenhagen, nisi edhe aventura e Shqipërisë në Kampionatet Europiane, atë Euro 1964, finalet e te cilit u zhvilluan ne Spanje, dhe u fituan po nga toreadorët e kuq. Aventura e Shqipërisë në eliminatoret e një Europiani, atë Euro 1964, filloi në mënyrë disi të pazakontë. Në fakt, Shqipërisë i kishte rënë shorti për të luajtur në turin e parë kundër Greqisë (me takimin e parë në Athinë), por për shkak të “Ligjit të Luftës”, që ekzistonte atëherë midis dy vendeve (ende i pa shfuqizuar nga parlamenti grek), skuadra helene nuk pranoi të luante kundër nesh. Me një “kualifikim” të dhuruar, Kombëtarja jonë u vu përballë Danimarkës në Kopenhagen, njëherësh edhe ndeshja e parë e luajtur në fushë në Kampionatin Europian. Humbje shokuese 4-0, më 29 qershor 1963, ku goli i parë i danezeve si u realizua nga pika e bardhë nga ana e Jens Petersenit (16’). Madsen (35’), Klauzen (40’) dhe Enoksen (49’) mbyllen hesapet me portierin Sulejman Maliqati dhe skuadrën e trajnerit Loro Boriçi. Katër muaj më pas, më 30 tetor 1963, Shqipëria u paraqit në “Qemal Stafa” me Zyber Konçin në bankinë dhe Shefqet Topin në portë. Rezultati: Shqipëri-Danimarkë 1-0. Kjo ishte fitorja e parë historike e Shqipërisë në Europë. 

Pano, autori i 
golit të parë

Goli i parë shqiptar në eliminatoret e një Kampionati Europian i përket legjendës Panajot Pano (atëherë 24 vjeç), vetem tri minuta nga fillimi i takimit, i cili vulosi edhe fitoren e parë të Shqiperisë në Europë. Për “Sportistin shqiptar të shekullit të kaluar” ai konsiderohet edhe si goli më i bukur i tij, që përkoi me ndeshjen e pare me përfaqësuesen, karriere qe përfundoi pas 20 vitesh, më 7 nëntor 1973, në ndeshjen miqësore me perfaqësuesen kineze. 

NDESHJET

29 qershor 1963
Danimarke-Shqiperi 4-0
Golat: Jens Petersen 16' pen, Ole Madsen 35', Eyvind Clausen 40', Henning Enoksen 49'

SHQIPERIA: Sulejman Maliqati, Fatbardh Deliallisi, Skender Halili, Fatmir Frasheri, Gezim Kasmi, Lin Shllaku, Lorenc Vorfi, Mehdi Bushati, Pavllo Bukoviku, Panajot Pano, Fiqiri Thoma Duro. Trajner Loro Boriçi.

30 tetor 1963
Shqiperi-Danimarke 1-0
Golat: Panajot Pano 3’

SHQIPERIA: Shefqet Topi, Fatbardh Deliallisi, Skender Halili, Fatmir Frasheri, Ali Mema, Lin Shllaku, Andon Zaho, Mehdi Bushati, Panajot Pano, Pavllo Bukoviku, Enver Ibershimi. Trajner Zyber Konçi.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.