HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Edmond Kapllani transferohet te FSV Frankfurt

Sulmuesi durrsak nënshkroi një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2014 me skuadren e Bundesliges 2

  • 0 komente
Edmond Kapllani transferohet te FSV Frankfurt





Për të ditur më shumë

Edmond Kapllani është një lojtar i FSV Frankfurtit të Bundesligës së 2-të gjermane.

Sulmuesi durrsak nënshkroi një kontratë dyvjeçare, deri në vitin 2014.

29-vjeçari sezonin e fundit luajti me Augsburgun e Bundesligës 1, madje duke shënuar një gol, edhe pse u aktivizua në total vetëm 59 minuta.

Edmondi vlerësohet për eksperiencën e tij dhe është dalluar si një golashënues i rregullt, sidomos në Bundesligën 2.

Kapllani për mediat gjermane: “Dëshiroj të shënoj të shënoj sa më shumë gola dhe të ndihmoj në dy vitet e ardhshme Frankfurtin të arrijë objektivat e tij”.

Në Bundesligën 1, Kapllani ka luajtur në total 54 ndeshje me Karlsruhen dhe Augsburgun, duke shënuar 3 gola.

Në Ligën e 2-të gjermane, sulmuesi shqiptar ka shënuar 37 gola ën 112 ndeshje, ku kulmin e ka arritur në sezonin 2006-2007, kur realizoi 17 gola për Karlsruhen.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare - 36 ndeshje/6 gola - FSV Frankfurt do të jetë skuadra e pestë në Gjermani.

Kapllani ka veshur fanellën e Karlsruhes (2004-2009; 118 ndeshje/26 gola), Augsburgut (2009-2012; 8 ndeshje/1 gol), Tus Koblencit (2010; 17 ndeshje/5 gola) dhe Padebornit (2010-2011, 23 ndeshje/8 gola).

Sulmuesi durrsak, i cili në Shqipëri me Teutën, Partizanin dhe Besën, ka dhe një eksperiencë të shkurtër në Kroaci, me NK Orient (janar-qershor 1999; 7 ndeshje/3 gola).

Edmond Kapllani do të mbajë numrin 10 te FSV Franfkurt. Sezonin e kaluar, FSV Frankfurt u rendit në vendin e 13-të nga 18 skuadra që ka Bundesliga 2.

Në sezonin 2010-2011, pjesë e FSV Frankfurt ishte dhe tiranasi Jurgen Gjasula (32 ndeshje/6 gola).




Transferimet e legjionareve ne vite

LORIK CANA

Gusht 2005: Nga Paris Saint Germain te Olimpiku i Marsejes, per 4 milione euro

LORIK CANA

Gusht 2005: Nga Paris Saint Germain te Olimpiku i Marsejes, per 4 milione euro

SULEJMAN DEMOLLARI

1991-1992: Nga Dinamo e Tiranes te Dinamo e Bukureshtit per 120 mije euro

HAMDI SALIHI

2006-2007: Nga Tirana te SV Ried, Austri, per 30 mije euro (?)

GILMAN LIKA

2008-2009: Nga Vllaznia te Haçetepe, Turqi, per 100 mije euro

BEKIM BALA

2010-2011: Nga Vllaznia te Genxherbiligi, Turqi, per 200 mije euro

XHEVAIR SUKAJ

2008-2009: Nga Vllaznia te Haçetepe, Turqi,per 100 mije euro

ADMIR TELI

2008-2009: Nga Vllaznia te Haçetepe, Turqi, per 100 mije euro

JAHMIR HYKA

2008-2009: Nga Olimpiakos te Mainzi, Gjermani, per 300 mije euro

EMILIANO VILA

2009-2010: Nga Teuta te Dinamo Zagreb, Kroaci, per 250 mije euro

SEBINO PLAKU

2007-2008: Nga Dinamo te Ham-Kam, Norvegji, per 30 mije euro

RENATO ARAPI

2007-2008: Nga Besa te Silkeborg, Danimarke, per 65 mije euro

MIGEN MEMELLI

2006-2007: Per 70 mije euro nga Skenderbeu te SK Bran i Norvegjise

ANSI AGOLLI

2009-2010: Nga Tirana te Krivbas, Ukraine, per 30 mije euro

KLODIAN SEMINA

2007-2008: Nga Vllaznia te Belastica, Bullgari, per 10 mije euro

ENCO MALINDI

2007-2008: Nga Partizani te Slavia Sofje, Bullgari, per 80 mije euro

ELIS BAKAJ

JANAR 2011: Nga Dinamo te Dinamo e Bukureshtit per 250 mije euro

ARMANDO VAJUSHI

DHJETOR 2011: Nga Vllaznia te Liteks, Bullgari, per 100 mije euro

JAHMIR HYKA

Gusht 2011: nga Tirana te Luzerne, Zvicer, per 30 mije euro

ISLI HIDI

JANAR 2011: Nga Dinamo te Olimpiakos Nikosia, Qipro, per 30 mije

ANDI LILA

Gusht 2011: Nga Tirana te PAS Janina, Greqi, per zero euro

SABJEN LILAJ

Gusht 2011: Nga Tirana te Lokomotiva Zagreb, Kroaci, per zero euro

HAIR ZEQIRI

Gusht 2011: Nga Flamurtari te Rizespor, Turqi, per zero euro

ODISE ROSHI

Korrik 2011: Nga Flamurtari te Kelni, Gjermani, per zero euro

ARMANDO SADIKU

Shkurt 2011: Nga Elbasani te Lokarno, Zvicer, per zero euro

ENCO MALINDI

Gusht 2011: Nga Skenderbeu te Lokarno, Zvicer, per zero euro

KLODIAN SEMINA

Gusht 2011: Nga Vllaznia te Lokarno, Zvicer, per zero euro

BLEDION GUGA

Gusht 2011: Nga KF Vlora te Balzan Juth, Malte, per zero euro

EDMOND KAPLLANI

Korrik 2004: Nga Besa te Karlsruhe, Gjermani per 250 mije euro

LORIK CANA

Gusht 2009: Nga Olimpiku i Marsejes te Sunderland ne Angli, per 6 milione euro

LORIK CANA

Gusht 2009: Nga Sunderland ne Angli te Gallatasaraj ne Turqi, per 6 milione euro

LORIK CANA

Gusht 2009: Nga Gallatasaraj ne Turqi te Lacio ne Itali, per 7 milione euro

Elis Bakaj

23 shkurt 2012: huazohet nga Dinamo e Bukureshtit te Chornomorets Odesa ne Ukraine, per 50 mije euro

BEKIM BALA

Korrik 2012: Bekim Bala transferohet nga Tirana, te Sparta e Prages (Ceki), per 90 mije euro. Sulmuesi nenshkroi tre vjet kontrate per 200 mije euro ne sezon

ARMANDO SADIKU

Korrik 2012: Armando Sadiku u transferua nga Lokarno, te Lugano (Zvicer). Sulmuesi elbasanas nenshkroi per tre vjet, per 165 mije euro ne sezon.

ERVIN BULKU

Korrik 2012: Ervin Bulku u transferua nga Azak i Azerbajxhanit, te Sepehan i Iranit. Mesfushori firmos per nje vit, me 400 mije euro ne sezon.

SOKOL CIKALLESHI

Korrik 2012: Sokok Cikalleshi u transferua nga Besa e Kavajes, tek INCEON JUNAJTED, ne Korene e Jugut.

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.