HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

1960, Bashkimi Sovjetik ngre flamurin në Paris

Gazeta “Telegraf” nis botimin e ciklit me 13 pjesë: “Historia e Kampionatit Europian 1960-2008”

  • 0 komente
1960, Bashkimi Sovjetik ngre flamurin në Paris



Dash FRASHËRIMë 8 qershor 2012, do të nisë Kampionati Europian i Futbollit. Ky është i 14-ti. I pari daton në vitin 1960. Gazeta “Telegraf” do të bëjë një udhëtim pas në kohë, duke ju ofruar lexuesve të saj të gjitha kuriozitetet, statistikat, fituesit e 13 kampionateve të mëparshme

Kampionia i parë është bashkimi Sovjektik (1960), ndërsa i fundit, Spanja (2008). Më shumë herë Europianin e ka fituar Gjermania: 1972, 1980 dhe 1996. 48 vjet më parë, më 29 qershor 1963, kundër Danimarkës në Kopenhagen nisi edhe aventura e Shqipërisë në Kampionatet Europiane, atë Euro 1964, finalet e te cilit u zhvilluan ne Spanje, dhe u fituan po nga toreadorët e kuq. Kampionati Europian i vitit 1960, apo “Kupa Europiane e Kombeve’, siç u quajt në të kohë, ishte kampionati i parë i organizuar nga UEFA (e themeluar në vitin 1954, midis tyre dhe Shqipëria). Finalet e Euro 1960 u mbajtën në Francë. Kampioni i parë i Europës ishte Bashkimi Sovjetik që fitoi 2-1 me Jugosllavinë, pas kohës shtesë. 


NDESHJET- Turneu nisi me një skemë që nuk aplikohet sot, pra me fazë në grupe, por me eliminim direkt, pas ndeshjeve vajtje-ardhje deri në gjysmëfinale. Katër ekipet më të mira do të luanin në finalen e kampionatit, ndërkohë që vendi do të përcaktohej pasi të njiheshin finalistët. Me tërheqjen e Spanjës, tre finaliste ishin nga vendet komuniste: Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe Jugosllavia, tri vende që sot nuk ekzistojnë më, me formën që kishin në atë kohë ato shtete. Në gjysmëfinale, Bashkimi Sovjetik nuk e pari të vështirë të fitojë 3-0 me Çekosllovakinë në Marsejë: golat nga Ivanov (34', 56') dhe Ponedelnik (66'). Ndeshja tjetër, Francë-Jugosllavi ishte me të vërtetë një thriller: nëntë gola, po me Jugosllavinë që fitoi 5-4. Vënso (12’), Hojte (43’, 62’) dhe Vishinski (53’) për francezët; Galiç (11’), Zanetiç (55’), Knezh (75’) dhe Jerkoviç (78’, 78’) për jugosllavët. Një ndeshje kjo e zhvilluar në Paris dhe e ndjekur nga vetëm 26 mijë shikues!

FINALJA- Ndërsa Franca organizatore humbi edhe betejën për vendin e tretë, me atë humbje demoralizuese 2-0 kundër Çekosllovakisë (golat nga Bubnik 58’ dhe Pavloviç 88’), Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia diskutoi finalen e madhe në “Park De Prinse”, por në praninë e 17 mijë shikuesve. Ndeshja u luajt, më 10 korrik 1960. Bashkimi Sovjetik fitoi 2-1 pas kohës shtesë. Në fakt, ishte Jugosllavia ajo që shënoi golin e parë me anë të Milan Galiç në minutën e 43-të, përpara se Slava Metreveli barazoi në minutën e 49-të. Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi 1-1. Golin fitues e shënoi Viktor Ponedelnik, pikërisht në minutën e 113-të, por heroi i vërtetë ishte portieri i famshëm Lev Jashin, ky i fundit u mohoi jugosllavëve disa gola thuajse të sigurt. Bashkimi Sovjetik hyri në histori si kampioni i parë i Europës.

17 gola
u shënuan në katër ndeshjet e finaleve, me një mesatare 4.25 gola për ndeshje

11 minuta
i mjaftuan lojtari të Jugosllvisë, Milan Galiç, për të shënuar kundër Francës

5 lojtarë
realizuan nga dy gola, ndërkohë që shtatë të tjerë realizuan nga një gol

Kampionët e parë
Lev Jashin (portier), Givi Ghokheli, Anatoli Maslyonkin, Anatoly Krutikov, Yury Voinov, Igor Netto, Valentin Ivanov, Viktor Ponedelnik, Valentin Bubukin dhe Mikheil Meskhi. Trajner Gavril Kachalin. Kapiten Lev Jashin.
17 ekipet pjesëmarrëse

Bashkimi Sovjetik
Franca
Çekosllovakia
Jugosllavia
Austria
Portugalia
Rumania
Spanja
Irlanda
Turqia
Greqia
Norvegjia
Danimarka
Hungaria
Bullgaria
Polonia
Gjermania Lindore


Çerekfinale
Franca
Austria
Portugalia
Jugosllavia
Rumania
Çekosllovakia
Spanja
Bashkimi Sovjetik

Finalistet
Franca
Jugosllavia
Çekosllovakia
Bashkimi Sovjetik


Shqipëria nuk morri pjesë

Shqipëria nuk morri pjesë në eliminatoret e atij Europiani, ashtu si munguan edhe ekipe të mëdha si Gjermania Perëndimore, Italia apo Anglia. Spanja, e cila ishte ende nën të djathtën e esktrem të diktatorit Françisko Franko, refuzoi të udhëtonte në Bashkimin Sovjetik, i cili konsiderohej si mbështetësi kryesor i Republikës së Dytë Spanjolle dhe Luftës Civile të Spanjës. 

Europiani, ëndrra e një francezi


Duket se francezët janë të lindur pët të “shpikur”. Kampionati Botëror, Liga Kamopioneve, Lojërat Olimpike Moderne, por dhe Kampionati Europian i përket gjenisë së një francezi: Henri Delonej, sekretarit të Fedetatës Franceze të Futbollit. Ai e hodhi fillimisht idenë e tij në vitin 1927, por ajo nisi të marrë udhë në vitin 1954, vit kur edhe u themelua UEFA. Fillimisht disa vende nuk e pritën me entuziazëm, por projekti mori dritën jeshile në Kongresin e UEFA në vitin 1957. 

Goli i parë i rusit Anatoli Ilin


Në kampionatin e parë morën pjesë 16 skuadra, ndërkohë që autori i golit të parë në eliminatoret e një europian, i përket një futbollisti rus. Anatali Ilin, i cili shënoi pas katër minutash në fitoren 3-1 të Bashkimi Sovjetik ndaj Hungarisë, pikërisht ën stadiumin e Moskës, “Lenin”, më 29 shtator 1958 dhe në praninë e 100.572 shikuesve. Edhe golin i fundit të Kampinatit Europian u mban firmën e një lojtari nga Bashkimi Sovjetik, pikërisht Viktor Ponedelnik, në fitoren 2-1 kundër Jugosllavisë.



Kampionatet dhe fituesit 
1. Francë 1960: Bashkimi Sovjetik
2. Spanjë 1964: Spanja
3. Itali 1968: Italia
4. Belgjikë 1972: Gjermania
5. Jugosllavi 1976: Çekosllovaki 
6. Itali 1980: Gjermani 
7. Francë 1984: Franca
8. Gjermani 1988: Holanda
9. Suedi 1992: Danimarka
10.Angli 1996: Gjermania
11.Belgjikë/Holandë 2000: Franca  
12.Portugali 2004: Greqia
13.Austri/Zvicër 2008: Spanja





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.