Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, nisi përgatitjet me lojtarët në bazën e Mançesterit, në kuadër të Euro 2012.
Hodgson mori detyrën tri javë më parë, ndërkohë që ai caktoi edhe kapitenin e ri, Frank Lampard, për fushatën e Europianit.
Anglia do të zhvillojë dy miqësore me Norvegjinë dhe Belgjikën, përpara se të ndeshet me Francën më 11 qershor për Euro 2012.




